Gazetare: Klevisa GJIKA
Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit do të udhëtojnë drejt Kinës për të realizuar një bashkëpunim me homologët e tyre kinezë për përgatitjen e planeve shkencore për identifikimin e gjenezës së koronavirusit të njohur si covid -19.
Pritet që ekspertët ta vazhdojnë qëllimin e tyre për plotësimin e një misioni ndërkombëtar.
Gjetja e origjinës së përhapjes së sëmundjes virale ka qenë komplekse në epidemi të tjera të mëparshme në vende të ndryshme. Megjithatë, një seri planesh të mirëorganizuara shkencore do lehtësojë kuptimin e funksionimit të rezervuarëve të kafshëve dhe transmetimin e virusit tek njerëzit.
Ky proces është një përpjekje evolucionare që mund të ndihmojë në realizimin e hulumtimeve të tjera shkencore në nivel global.
Burimi: OBSH

