Ekspertët bëjnë thirrje: Djemtë duhet të vaksinohen kundër virusit që shkakton kancer

Një vaksinë që ofron mbrojtje kundër kancerit të mitrës duhet t’u jepet edhe djemve, rekomandojnë ekspertët.

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Steve Brine njofton se vaksina kundër virusit human papilloma do t’u ofrohet djemve të moshës 12-13 vjeç. 10 vite më parë kjo vaksinë u zhvillua për vajzat, ndërsa tani ekspertët mendojnë se duhet ta marrin edhe djemtë.

Vaksina do të mbrojë djemtë nga sëmundje të lidhura me virusin HPV, si kanceri oral, kanceri i fytit dhe ai anal, dhe mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit cervikal tek gratë nëpërmjet “imunitetit në grup”.

“Vaksina HPV për vajzat pritet të shpëtojë qindra jetë çdo vit dhe shpresoj që të shpëtojë edhe më shumë njerëz nga kjo sëmundje shkatërruese duke e zgjeruar vaksinën tek djemtë”, thotë ministri Brine.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi