Ekspertët e huaj: Kërpudhat magjike duhet të legalizohen si kanabisi që të përdoren për të trajtuar depresionin

Gazetare: Klevisa GJIKA

Depresioni është një ndër sëmundjet që nuk përfshin vetëm mendjen dhe trurin, por të gjithë trupin, pasi ndikon në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, mendon dhe reagon për veten, por edhe për të tjerët.

Sipas disa hulumtimeve të bëra në Britani, për të trajtuar depresionin duhet që kërpudhat magjike të bëhen të ligjshme në të njëjtën mënyrë si kanabisi që të përdoren në të mirë të problemeve mentale. Kështu, janë bërë thirrje të vazhdueshme që kjo lloj kërpudhe të ketë një përdorim medicinal të ligjshëm në dobi të personave në depresion.

Ekspertët nga Universitetet e Oksfordit, Manchester dhe King’s College në Londër kanë bërë thirrje që kërpudhat magjike të rishikohen. Marrja në mënyrë të ripërsëritur e kësaj lloj kërpudhe ose e “psilocybin” mund të ndihmonte në shmangien e një krize të shëndetshme mendore.

Megjithatë, nuk dihet se çfarë do ndodhë me kërpudhat magjike, që deri tani janë ilegale. / DailyMail

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet