Ekspertët japin alarmin: Depresioni trefishon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Depresioni trefishon rrezikun e vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim i ri. Meshkujt janë tri herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore, ndërsa rreziku për femrat është 51% më i lartë.

Studime të mëparshme kanë treguar se depresioni shkakton prodhim të një hormoni të stresit që dobëson sistemin imunitar, duke ritur rrezikun për sëmundje të tilla si kancer.

Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore mund të jenë gjithashtu më të predispozuar të bëjnë një mënyrë jetese të pashëndetshme, si të ushqehen keq, të jenë pasivë, të pinë duhan, të abuzojnë me alkoolin etj.

Autori kryesor i studimit, Stephen Gilman nga Instituti Kombëtar Eunice Kennedy për Shëndetin e Fëmijëve dhe Zhvillimin e Njerëzve, në Marialnd, thotë: Për disa individë depresioni mund të jetë një gjendje shumë serioze. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë për trajtimin e depresionit dhe të jeni vigjilent për një rishfaqje të mundshme.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 3400 personave mes viteve 1952 dhe 1967, 1968-1990 dhe 1991-2011. Në nisje të studimit, mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 50 vjeç.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?