Ekspertët japin alarmin: Një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme po bëhet e pakurueshme

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

gonorrea

Një tjetër krizë globale shëndetësore është në horizont, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit, pasi antibiotikët po humbasin funksionin e tyre. Ata kanë zbuluar se një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme, Gonorrea, shumë shpejt do të jetë e pakurueshme nga antibiotikët.

Duke qenë se bakteret që shkaktojnë sëmundjen gonorrea janë aktualisht rezistente ndaj disa medikamenteve, si penicilinës, tetraciklinës etj, shkencëtarët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i frikësohen rezistencës së kësaj sëmundjeje seksualisht të transmetueshme edhe ndaj dy antibiotikëve të vetëm që kanë ngelur për trajtimin e saj,  “azithromycin” dhe “ceftriaxone”. Nëse lihet pa trajtuar, gonorrea mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin, duke përfshirë këtu sëmundjen inflamatore të legenit tek femrat, që mund të çojë në interfertilitet, ndërsa tek meshkujt mund të shkaktojë sterilitet.

Gonorrea është  infeksion bakterial që shkaktohet nga Neisseria gonorrhea. Bakteri infekton uretrën e burrave dhe grave, sikurse edhe një sërë gjendrash gjenitale, të tilla si gjendrën e Tajsonit tek burrat  dhe gjendrën e Bartolinit tek gratë, kanalin cervikal uterin, tubat, rektumin, konjuktivën e syrit, gojën dhe faringun. Gonorrea transmetohet zakonisht përmes seksit nga goja, vagina dhe anusi, por ky infeksion mund të transmetohet edhe nëse nuk ka shkëmbim të lëngjeve trupore. Gonorrea mund të kalojë edhe nga nëna tek fëmija gjatë momentit të lindjes, kur fëmija kalon nëpër kanalin e lindjes.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll