Ekspertët kërkojnë tërheqjen nga tregu të peshkut tuna të ngrirë: Është i kontaminuar me virusin e hepatitit A

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka kërkuar tërheqjen nga tregu të peshkut tuna të ngrirë pasi nga kontrollet e kryera ka rezultuar se është i kontaminuar me virusin A.

Restorante në Teksas, Oklahoma dhe Kaliforni kanë marrë dërgesa të peshkut tuna të kontaminuar, dhe, sipas FDA-së, janë vënë në dijeni. Dërgesa janë bërë edhe tek distributorët në Nju Jork, megjithatë Departamenti i Shëndetit në Nju Jork ka verifikuar se nuk janë nxjerrë akoma në treg. Produktet e tërhequra nga tregu janë biftek me mish peshku tuna 200 gramësh, me datë skadence  1 tetor 2018, dhe pako 6 kg me kubikë të peshqve tuna të ngrirë, me datë skadence 1 prill 2019. Kodet e tyre i gjeni në uebsajtin e FDA-së.

FDA po bashkëpunon me agjenci të tjera shëndetësore për të vazhduar hetimin mbi peshkun tuna të ngrirë, i infektuar me virusin e hepatitit A, nga Kompania Hilo Fish, një importues që gjendet në Hawaii.

Nuk raportohen të sëmurë

Sipas FDA-së, deri tani nuk është raportuar asnjë rast i të sëmurëve me peshkun tuna të ngrirë.

Hepatiti A është një sëmundje inflamatore e mëlçisë që shkaktohet nga një mikroorganizëm që quhet virusi i hepatitit A.

Infeksioni është mjaft i përhapur në vendet në zhvillim dhe transmetohet nëpërmjet rrugës oro-fekale: duke pirë ujë apo ngrënë ushqime të ndotura me materiale fekale që përmbajnë virusin. Pasi gëlltitet, virusi që përthithet nga stomaku, arrin në mëlçi nëpërmjet gjakut, dhe riprodhohet në qeliza hepatike. Ushqimet “më të rrezikshme” janë frutat e detit të kontaminuara që konsumohen në gjalla dhe perimet e paziera dhe të palara mirë. Burim tjetër infeksioni është dhe kontakti direkt me personin e infektuar. Përhapja e sëmundjes lidhet me mungesën e kushteve higjeno-sanitare të popullatës. Periudha e inkubacionit është nga 15-20 ditë, deri në një muaj.

Ndryshe nga format e tjera, hepatiti A nuk evoluon në forma kronike dhe nuk jep dëmtime që zgjasin për gjithë jetën në mëlçi.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026