Ekspertët: Kujdes nga alkooli, shkakton kancer gjiri. 79% e grave nuk e dinë këtë fakt

Festat shoqërohen gjithmonë duke ngritur një gotë me pije alkoolike, e këtij riti shpesh i bashkohen dhe gratë të cilat nuk e dinë se pirja e alkoolit është faktor kryesor rreziku për kancerin e gjirit.

Ekspertët e OBSh kanë ngritur shqetësimin se ndërgjegjësimi i ulët për këtë lidhje paraqet një pengesë të rëndësishme për parandalimin e kancerit dhe një sfidë për shëndetin e grave në të gjithë Evropën.

Sipas një studimi të fundit, 79% e grave në 14 vende evropiane nuk janë të  vetëdijshme për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Ekspertët thonë se për gratë, kanceri i gjirit është kanceri primar i shkaktuar nga alkooli, duke përbërë 66% të të gjitha rasteve të kancerëve që i atribuohen alkoolit.

Hulumtimet tregojnë se edhe nivelet relativisht të ulëta të konsumit të alkoolit mund të kontribuojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit që i atribuohen alkoolit në Evropë nuk janë për shkak të pirjes së tepërt. 1  e 3 e rasteve të reja çdo vit janë për shkak të pirjes së barabartë me deri në 2 gota të vogla verë në ditë.

Ekspertët e OBSH, kërkojnë nga vendet e Rajonit Evropian të mbrojnë popullsinë e tyre nga kanceret që i atribuohen alkoolit, dhe të bëjnë të mundur përmbushjen e objektivit për të parandaluar me 25% vdekshmërinë e parakohshme nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo të transmetueshme deri në 2025.

Sjelljet e shëndetshme mund të parandalojnë 4 në 10 raste të reja të kancerit.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë