Ekspertët ngrenë alarmin: Infeksionet mykotike, një shqetësim global

Infeksionet e zakonshme mykotike po bëhen të pakurueshme, ndërkohë që vdekshmëria globale po tejkalon atë të malaries apo kancerit të gjirit për shkak të rezistencës së viruseve ndaj ilaçeve.

Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Exeter thonë se si kafshët ashtu edhe njerëzit janë të rrezikuar nga infeksionet mykotike kudo të pranishme.

“Rastet me infeksione mykotike tek njerëzit po shtohen në mënyrë dramatike, ndërkohë që vdekshmëria globale si pasojë e sëmundjeve mykotike ka tejkaluar tashmë atë të malaries ose kancerin e gjirit”, citohet në raport.

Ndërkohë që problemi për rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve është raportuar gjerësisht, ku ekspertët e OBSH-së e kanë cilësuar si “apokalipsi i antibiotikëve”, në lidhje me rreziqet e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet mykotike dihet shumë pak deri tani.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak