Ekspertët ngrenë alarmin: Rrezikohemi nga një epidemi gripale, më i tmerrshmi në këto 50 vite

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ekspertët japin alarmin për afrimin e një gripi të frikshëm australian, që do të jetë më i tmerrshmi që kemi hasur në këto 50 vite dhe për të cilën spitalet kanë filluar që tani përgatitjen.

Profesori Robert Dingwall, ekspert i shëndetit publik tek Universiteti Nottingham Trent, tregon për Daily Express, se kjo është epidemia më e rëndë e gripit që nga viti epidemia e vitit 1968, që nisi në Hong Kong dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 1 milion njerëzve në të gjithë botën.

Ai paralajmëron për një grip “të pashmangshëm” që do të përhapet nëpër botë.

“Bazuar në eksperiencën time në shëndetin publik,mendoj se zyrtarët australianë duhet të marrin masa të menjëhershme”, thotë ai.

“Britania gjithashtu duhet të bashkëpunojë me autoritetet lokale dhe shërbimet e shëndetit lokal për t’u siguruar që ka vende në spital. Duhet të jemi të përgatitur, vigjilent dhe fleksibël”.

Burimi: The Sun/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?