Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Këto objekte paraqesin rrezik për fëmijët

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shendet+: Blertina Koka

Elektriku i dorës është, pa dyshim, një alternativë më e sigurt se qiriu. Por, sipas ekspertëve të shëndetit në Uashington, pas këtij objekti fshihet një rrezik i madh: bateritë e tij të vogla.

Ekspertët paralajmërojnë se bateritë prej litiumi paraqesin një rrezik të madh për fëmijët pasi gëlltiten lehtësisht.

Vetëm gjatë këtyre dy viteve të fundit, 14% e rasteve urgjente kanë qenë si pasojë e gëlltitjes së këtyre baterive.

62% e tyre ishin fëmijë të moshës nën 5 vjeç.

Bateritë kanë një diametër sa ¾ e një inçi, megjithatë paraqesin një rrezik të madh kur gëlltiten. Kjo sepse ata kanë voltazh më të lartë se bateritë e tjera dhe mund të shkaktojnë djegie të shumta në ezofag (tubi që kalon ushqimin nga fyti në stomak) nëse ngec aty.

Nëse një fëmijë gëlltit njërën nga këto bateri, dhe ngec në ezofag, mund të shkaktojë dëmtime në më pak se dy orë, thotë dr. Toby Litovitz.

Këto bateri gjenden edhe tek orët e dorës, murit, makinat llogaritëse, aparatet fotografike etj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë