Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Mos u jepni ujë bebeve, mund të ketë pasoja të rënda

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ekspertët i këshillojnë prindërit të shmangin ushqyerjen me ujë të bebeve, të paktën deri sa të mbushin 6 muajsh.

Ushqyerja me ujë nuk i privon të sapolindurit vetëm nga marrja e lëndëve ushqyese të rëndësishme, por mund të çojë edhe në intoksifikim fatal nga uji.bebe

Edhe pse shumë prindër e shohin ujin si një opsion i shëndetshëm për bebet e tyre të sapolindur, ai mund të çojë në pasoja shumë të rënda nëse e teproni me të (nëse u jepni më shumë ujë seç duhet).

Derisa të mbushin gjashtë muajsh, disa ekspertë rekomandojnë që fëmijët të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Në uebsajtin e NHS thuhet: “Bebet që ushqehen me gji nuk kanë nevojë për ujë derisa të fillojnë të hanë ushqime”.

Edhe ekspertja Katie Keratsky, nga uebsajti Mayo Clinic, jep të njëjtën këshillë: “Edhe në ditët shumë të nxehta, bebet mund të marrin hidratimin e duhur nga qumështi i nënës”.

Qumështi i nënës përmban disa nga vlerat ushqyese  më të rëndësishme për bebet, që i ndihmojnë ata të rriten.

Disa nga lëndët më të rëndësishme, si proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, nuk gjenden tek uji.

Edhe pse uji i ngop bebet, ai nuk u siguron të njëjtën energji ose vlera ushqyese për të cilat kanë nevojë për t’u rritur.

Në disa raste, sasia e lartë e ujit mund të jetë fatale për foshnjat.

“Intoksikimi i ujit ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe dhe nivelet e sodiumit në gjak bien …duke shkaktuar një situatë tragjike”, tregon Katie.

Burimi: Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?