Eksperti i OBSH-së: Lufta me virusin, luftë në llogore që do të përfundojë në qershor

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Italisë, Walter Ricciardi i ftuar në RAI 3 foli për ndërprerjen e mundshme të krizës në Apenine, raporton Vocecontrocorrente. ”Viruset në histori kanë qenë gjithmonë humbës. Ne me siguri do të fitojmë, por do të jetë një luftë në llogore që do të përfundojë në qershor”, shprehet zyrtari.

Ricciardi gjithashtu shprehu shqetësimin për shpërnguljen masive të popullatës:

“Në krahasim me ato që kanë ndodhur ditët e fundit, me lëvizjen e njerëzve nga veriu në Italinë e jugut dhe tubimet e çmendura në vendet e jetës së natës, unë mendoj se do të paguajmë pasojat javën tjetër, kur të përfundojë periudha e inkubacionit të viruseve. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për Romën dhe Napolin”, shtoi Ricciardi.

Profesori Ricciardi nxiti që alarmet dhe emergjencat e koronavirusit në Itali duhet të vendosen në vendin e duhur.

“Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë virus, por duhet të kemi një qasje të ndryshme ndaj sëmundjes së shkaktuar nga korona. Nga 100 persona që infektohen me koronavirus, 80 shërohen spontanisht, ndërsa 15 përqind kanë probleme më serioze për shtrimin në spital dhe pesë përqind probleme të rënda “, tha Ricciardi, i cili theksoi se në një numër të vogël të pacientëve vetëm rreth 2 përqind iu vinte vdekja nga koronavirusi, dhe se në shumicën e rasteve patologjitë e tjera ishin duke vazhduar, ndërsa COCVID-19 ishte vetëm një shkak shtesë.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara