Ekspozimi yt ndaj ndotjes sëmur dhe nipërit e tu

Seniora 2

Rita Strakosha

Historia e ndikimit të mjedisit në gjenet e brezit tjetër fillon me një eksperiment me minj, ku shkencëtarët vunë re se këlyshët e minjve të kequshqyer ishin trupvegjël e nëse ushqeheshin normalisht, sëmureshin me diabet. Madje, dhe këlyshët e këlyshëve lindnin trupvegjël dhe me risk të lartë për diabet. Kjo ishte e çuditshme, sepse gjenet nuk kishin ndryshuar, brezi i dytë duhet të ishte i shëndetshëm.

Ekspozimi ndaj ndotjesKy studim i bashkohet shumë të tjerëve që studiojnë epigjenetikën. Epigjenetika ka futur një element të tretë në debatin nëse gjenet apo mjedisi ndikojnë më shumë në shëndet. Epigjenetika pyet: si ndikon në shëndet stili i jetesës i brezave të mëparshëm?

Epigjenetika studion se si aktiviteti i gjeneve ndryshon pa ndryshuar vetë gjenet. Ajo studion se si ndotja, pirja e duhanit, apo faktorë të tjerë mjedisorë ndryshojnë ADN-në tonë, duke e trashëguar atë në brezat e ardhshëm. Deri kohët e fundit shkencëtarët besonin se ndryshimet epigjenetike nuk trashëgoheshin. Nëse pasojat e stilit të jetesës trashëgohen në brezin tjetër, kjo do të thotë se prindërit kanë përgjegjësi ndaj fëmijëve të tyre për stilin e jetesës përpara lindjes së fëmijëve. Epigjenetika gjithashtu tregon se përshtatja ndaj mjedisit nuk ndodh kaq ngadalë saç besohej më përpara, përgjatë shumë brezave, por shumë më shpejt. Madje, disa shkencëtarë mendojnë se ligjet e evolucionit duhen rishkruar. Me gjithë kërshërinë e madhe që ka zgjuar kjo degë e gjenetikës, shkencëtarët janë të kujdesshëm, sepse ka ende shumë paqartësi.

Një studim epigjenetik tregon se si këlyshët e stër-këlyshët e minjve të kondicionuar për të pasur frikë erën e acetofenonit, po ashtu e kishin frikë acetofenonin, megjithëse nuk ishin trajnuar për këtë. Pra, frika nga era e acetofenonit trashëgohet në spermën e miut nëpërmjet proceseve kimike, duke lënë shenjë epigjenetike që trashëgohet tek këlyshi. Është sikur “kujtesa” trashëgohet ndër breza.

EpigjenetikaNë një studim mbi pesticidin vinclozolin, u tregua se minjtë e ekspozuar ndaj këtij pesticidi janë të prirur për tumore, sëmundje veshkash, prostatë etj. Por jo vetëm brezi i tyre, por dhe brezat pasardhës deri në brezin e 4-t ishin të prekur nga të njëjtat sëmundje. Pra, nga efekti negativ i ndotjes nga pesticidet vuajnë dhe brezat e ardhshëm, megjithëse vetë ata mund të mos jenë ekspozuar fare ndaj pesticideve.

Studime të tjera tregojnë se si përbërës të plastikave, si bisfenoli A, shkaktojnë ndryshime epigjenetike që trashëgohen në 3 breza. Madje dyshohet se dhe ekspozimi i prindërve ndaj radioaktivitetit shton rrezikun e kancerit në brezin pasardhës.

Sa breza zgjat kujtesa epigjenetike? Sipas disa studiesve jo më shumë se 3 breza. Brezi i tretë ka mundësi të preket disi, por jo brezat e mëvonshëm.

Nëse ndikimet e ndotjes janë kaq afatgjata, mbrojtja e mjedisit merr një rëndësi edhe më të madhe seç i jepet sot.

Postime të ngjashme

Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin