Denisa Canameti
Në kuadër të zbatimit të projektit Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, është organizuar sot takimi i dytë i Komitetit Drejtues. Shoqëria civile është konsideruar një aset i pazëvendësueshëm mundësish për të ndihmuar institucionet dhe shoqërinë për të identifikuar në kohë, për të kuptuar drejt dhe për të luftuar me efikasitet të lartë çfarëdo shenje apo tendence radikale apo ekstremiste.
Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, znj. Erida Skëndaj në fjalën e saj përshëndetëse iu shprehu falënderime të gjithë përfituesve të granteve, të cilët ishin aty për të prezantuar ecurinë e projekteve, tashmë të përfunduar (ose drejt përfundimit).
“Ky është një takim koordinues për të folur për impaktin dhe rezultatet që ka patur puna juaj deri më tani në zonat përkatëse ku ju keni zbatuar projekte të rëndësishme lidhur me fenomenin e ekstremizmit. Gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar lidhur me punën e deritanishme, sfidat që keni ndeshur dhe çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen”, u shpreh drejtoresha e KShH-së.
Miriam Angoni, Drejtuese e Programit pranë KShH, evidentoi se për herë të parë shumë organizata po përballen me projekte të financuara nga BE. Angoni, gjatë moderimit të tryezës, u ndal gjithashtu në të gjitha prezantimet që shoqatat bënë, duke ngritur çështje që lidheshin kryesisht me rastet e identifikuara, çështje të bashkëpunimit me organet e pushtetit vendor, angazhimin dhe përfshirjen e tyre në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu u prezantuan edhe publikimet e KShH në kuadër të zbatimit të projektit, ku me rëndësi është broshura kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe manuali për organizatat e shoqërisë civile. Ky manual i vjen në ndihmë të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilat duan të kontribuojnë në këtë fushë në mënyrë dinjitoze, novatore, profesionale dhe konstruktive. Modelet dhe shembujt e praktikës së mirë të përmendura në këtë manual mund të jenë orientuese apo edhe frymëzuese për shoqërinë civile shqiptare.
Takimi u përshëndet gjithashtu edhe Alessandro Angius, Përfaqësues i Delegacionit Europian, Seksioni për të Drejtat e Njeriut. Ai u shpreh se ka ndjekur nga afër sesi po zbatohet ky projekt dhe një iniciative e kësaj natyre është shumë e rëndësishme për Bashkimin Europian, i cili është gjithashtu në pritje të rezultateve finale të këtij projekti.
Arlinda Shehu, përfaqësuese e Shoqatës Together for life, foli dhe prezantoi Planin e Komunikimit (të gjitha aktivitetet me karakter ndërgjegjësues dhe informues) që po zbatohen për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në prezantimin e saj, Shehu tha se për të realizuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me çështjen tepër delikate të ekstremizmit të dhunshëm përgjatë këtij viti janë përdorur disa mënyra: Komunikimi me publikun përmes rrjeteve sociale, përkatësisht Facebook-ut; Komunikimi me publikun përmes medias së shkruar me realizimin e intervistave me ekspertë të ndryshëm, por edhe me pasqyrimin e aktiviteteve; Komunikimi me publikun përmes medias vizive me realizimin e videove ndërgjegjësuese, por edhe me publikimin e aktiviteteve të projektit.
Gjithashtu, vitin e kaluar u hap në rrjetin social Facebook faqja e projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”. Kjo faqe ka shërbyer për të komunikuar me publikun e gjerë për gjithë aktivitetet e kryera nga ky projekt, përfshirë edhe aktivitetet e kryera nga grantmarrësit.
Valmira Kallushi, menaxhere e projektit pranë KShH, pasqyroi shkurtimisht hapat e ndjekur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në mbështetje të organizatave, evidentoi rezultatet pozitive të arritura deri në këtë fazë, si dhe mënyrat për të evidentuar problematikat që mund të lindin gjatë fazës së raportimit të organizatave.
Përfaqësuesit e shoqatave që ishin pjesë e takimit prezantuan punën e bërë në komunitet, veçanërisht e përqendruar në shkolla si dhe në ambiente të tjera ku target grupi kanë qenë kryesisht të rinjtë. Ata folën për problematikat e hasura gjatë punës për implementimin e projektit, si dhe vështirësitë e trajtimit të një çështje që në shumë zona është e panjohur. Disa prej organizatave shprehën vlerësimin për organet e pushtetit vendor për gatishmërinë dhe mbështetjen për të bashkëpunuar, ndërsa disa të tjera evidentuan hezitimin e këtyre organeve për t’ju përgjigjur ftesave të organizatave për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme lidhur me këtë fenomen. U vlerësuan si të nevojshme trajnimet e vazhdueshme dhe fushatat ndërgjegjësuese për rritjen e njohurive të të rinjve, mësuesve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare si dhe përfaqësuesve të organeve të pushtetit vendor rreth ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe radikalizmit.
Puna e organizatave të shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit është shumë e rëndësishme, veçanërisht puna me të rinjtë. Për t’u ndjerë më të sigurt, është me rëndësi që në gjetjen e zgjidhjeve sistematike për tejkalimin e konflikteve të popullsisë së vendeve të rajonit të përfshihen segmente të ndryshme të shoqërisë. Kjo nënkupton krijimin e shoqërive të hapura qytetarë dhe vendosjen e parimit të studimit të ligjit, të drejtësisë dhe konceptit të të drejtave të njeriut bazuar në normat ndërkombëtare. Kësaj i shërben edhe perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkim Europian. Në këto procese puna e OSHC-ve ka rëndësi të madhe dhe aktivitetet në këtë drejtim ndikojnë fort në parandalimin e ekstremizmit.
Cili është roli i OSHC-ve në raport me mekanizmin referues?
Në disa shtete, OSHC-të kanë luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e mekanizmave referues, duke nxitur, promovuar ose kontribuar në krijimin e tyre. Gjithashtu, OSHC-të mund të organizojnë edhe trajnime për përdoruesit e mekanizmit referues, për shembull, se si të dallojnë shenjat e hershme të radikalizmit, të mbikëqyrin efikasitetin e zbatimit të tij dhe nëse ka qenë ose jo i suksesshëm. Ato mund të analizojnë rastet e referuara te mekanizmi, si janë adresuar ato, cilat janë ofruar, nëse kanë ndikuar hë parandalimin e ekstremizmit etj. në faza të ndryshme të mekanizmit referues, OSHC-të sikurse është përmendur edhe më sipër, mund të jenë pjesë e rregullave dhe procedurave të tij, duke dhënë një kontribut profesional dhe të orientuar drejt cilësisë.
Greetings, Mrs. Erida Skëndaj, Executive Director, Albanian Helsinki Committe
Greetings, Mr. Agron Sojati, National Coordinator Against Violent Extremism (tbc)
Greetings, Mr. Alessandro Angius, EU Delegation Representative, Human Rights Section (tbc)
11:45-12:15 Introduction of implemented activities and challenges by the CSOs representatives (sub-grantees) (Objective 1).
12:15 – 12:30 Presentation of project activities (Objective 2&3), Ms. Miriam Angoni, Program Director
12.30-12.45 Awarness raising for extremism prevention, Ms. Eglantina Bardhi, Together for Life