Elbasan/ 11 muaj pa mjek, rekomandimet shiten në kancelari

Qendra Shëndetësore nr. 1 në Elbasan prej muajsh ka mungesë personeli. Qytetarët denoncuan në Fiks Fare se në njërën prej ambulancave mjeku mungon që prej muajit prill të vitit të kaluar, duke sjell vështirësi në marrjen e rekomandimeve dhe kryerjen e vizitave shëndetësore. Por edhe pse pa mjek e pa rekomandime banorët e kishin të lehtë të siguronin një rekomandim duke e blerë me lekë në një kancelari kundrejt shumës prej 100 lekë të reja.

Infermierja e lagjes “Banesat e Kombinatit” shpjegoi për gazetarët e Fiks Fare se mjekja e ambulancës ka lënë vendin vakant prej muajsh pasi fitoi specializimin në Tiranë, duke lënë pa mjek një lagje me 3400 pacientë të regjistruar. Këta të fundit prej rreth një viti sorollaten nëpër ambulanca duke kërkuar rekomandime dhe vizita.

Gazetarët e Fiks Fare shoqëruan qytetaren në Ambulancën e lagjes “Brigada 17” , ku tashmë një mjeke kryen vizita për pacientët e dy lagjeve. “Nga 12 vizita që duhet të kryej në ditë unë bëj 70 të tilla. Nuk është normale dhe nuk u shërbej siç duhet pacientëve” shprehet mjekja. Edhe në këtë qendër gazetarët e Fiksit nuk gjetën rekomandim, por sipas sinjalizimeve nga vetë banorët atë mund ta blije fare thjesht kundrejt një pagese pre 100 lekësh në një kancelari.

Gazetarët e Fiksit shkuan u interesuan dhe në kancelari shitësi pohon se gjithmonë e mban një kopje rezervë.

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara