Elbasan, të prekur nga covid – 19 një mjek dhe dy infermierë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pjesë e 90 të infektuarve të raportuar ditën e sotme janë edhe bluzat e bardha në Elbasan.

Sipas informacioneve të gazetarit Aldo Kozarja për abcnews.al, një mjek dhe dy infermiere i shtohen listës së të infektuarve të qytetit të Elbasanit. Mësohet se mjeku është nga një qendër shëndetësore, ndërsa infermieret nga materniteti.

Gjatë një interviste për Abc News, mjeku Kujtim Ibrahimi tha se është mbyllur reparti i gjinekologjisë. Aktualisht Ibrahimi është në vetëkarantimi së bashku me bashkëshorten e tij, pasi përgjigjia e tamponit rezultoi pozitive.

Kujtojmë se ditën e sotme MSH deklaroi se në spitalin infektiv për 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në vend në 85.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet