Mjekja pediatre Mirela Dibra, e ftuar në podcastin “Shëndet”, ka ndarë këshilla të rëndësishme për rritjen e shëndetshme të foshnjave.
Mjekja ka treguar sesi të kujdeseni që një foshnjë të marrë të gjitha vlerat ushqyese, nëse nuk ushqehet me qumësht gjiri.
“Në rastet kur nuk arrijmë dot që fëmijën ta ushqejmë me qumësht gjiri dhe do t’i japin formulë, të zgjedhin formulën sipas rekomandimeve të mjekut dhe patjetër që duhet të shtojmë edhe probiotikët sepse qumështi formulë nuk i ka ato veti që ka qumështi i gjirit”, tha mjekja.
Episodin e plotë e gjeni në kanalin e YouTube të Gazetës Shëndeti.