Lajm historik për mjekësinë tonë, ESAIC shpall fitues Shoqatën Shqiptare të Anestezi-Reanimacionit

Komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi Drejtues i ESAIC (European Society of Anesthesiology and Intesive Care) ka shpallur fitues projekt-draftin e Shoqates Shqiptare te Anestezi-Reanimacionit ASAI (Albanian Society of Anesthesiology & Intensive Care).

Tirana është përzgjedhur zyrtarisht, mes shumë kryeqyteteve të Evropës, si qyteti mikpritës i Kongresit Evropian të Vjeshtës, në formatin ESAIC – CONNECT, Albania 2026.

Ky vendim shënon një moment historik, pasi për herë të parë një kongres evropian i ESAIC, një nga komunitetet më të mëdha mjekësore në Evropë, do të zhvillohet në Evropën Juglindore.

Kjo është një arritje e madhe dhe një moment krenarie për komunitetin tonë mjekësor, që tashmë vendoset fuqishëm në hartën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Në këtë kongres pritet të marrin pjesë anestezistë–reanimatorë nga i gjithë rajoni dhe nga vende të ndryshme të Evropës, duke e kthyer Tiranën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit profesional, akademik dhe shkencor.

“Ky sukses është fryt i përpjekjes sonë të përbashkët dhe i besimit se Shqipëria meriton të jetë pjesë e hartës europiane të shkencës dhe inovacionit në mjekësi”, shprehet Shoqata Shqiptare e Anestezi-Reanimacionit.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?