Kryefaqja Vip-Shendet Eli Fara rrëfen sekretet e bukurisë

Eli Fara rrëfen sekretet e bukurisë

0
Shpërndaje

eli faraVitet kalojnë dhe ajo mbetet ashtu. E bukur, elegante dhe mbi të gjitha e shëndetshme. Ajo nuk ka ndërmend të tregojë vitet madje dekadat që ka mbi kurriz. Por si është e mundur që këngëtarja Eli Fara ka ditur të ruajë kaq të freskët imazhin e saj duke reflektuar vetëm bukuri dhe shëndet. Megjithatë ajo pranon të rrëfejë sekretet se si e mban veten në një formë pothuajse perfekt për numrin e parë të gazetës “Shëndet Plus”. Në fakt nga përgjigjet që jep do ta besoni se përcjell një mesazh shumë të mirë jo vetëm për tu kujdesur jo vetëm për paraqitjen e jashtme por edhe për shëndetin.       

 

Ju jeni një këngëtare e mirënjohur por të gjithë brezat i’u adhurojnë edhe për paraqitjen fizike që keni. Mund të na thoni ndonjë sekret se si e keni ruajtur freskinë e paraqitjes tuaj?

Së pari mendoj se është geni. Por mendoj se kjo bie poshtë nëse nuk kujdesesh për veten. Mund të shohësh shumë njerëz në rininë e tyre që janë shumë të bukur por më pas transformohen. Kam qenë gjithmonë e kujdesshme për të mbajtur veten në formë dhe kjo ka të bëjë me mënyrën e të jetuarit. Mendoj se kujdesi ndaj vetes duhet të kthehet në edukatë për të gjithë sepse është edhe respekt për veten.

Si kujdeseni ju konkretisht?

Varet nga mënyra se si i koncepton gjërat dhe sa të interesojnë ato gjera. Sa i përket shëndetit të brendshëm kujdesem me mënyrën e të ushqyerit, të punuarit, aktiviteteve. Nëse e di për dicka që nuk bën mirë nuk e përdor.

Dicka më të vecantë mund të na thoni?

Unë jam e fiksuar pas çajrava dhe bimëve dhe më ndodh që fiksohem me to. Së fundi kam dy muaj rrjesht që pi lëng hithre. Lexoj shumë për vlerat e bimëve dh mendoj se e kam pasion të di përmbajtjen e tyre dhe mundohem ti përdor.

Ndërsa kujdesi i jashtëm padyshim që ka rëndësinë e vet. Është mirë të kujdesesh për lëkurën, flokët dhe trupin. Mendoj se për çdo femër është e rëndësishme të di se çfarë tipi lëkure ka dhe të dinë të pyesin për atë çka i nevojitet. Psh unë e di që kam lëkurë të yndyrshme e cila nuk të jep rrudha shpejt por humbet tonifikimin ndërsa lëkurat e thatë në rini ngjan shumë e bukur por shpejt rrudhet. Në këtë mënyrë duke ditur pikat e dobëta mund të kujdesesh për to. Mendoj se çdokush duhet të lexojë dhe të marrë informacion për të kuruar sa më bukur veten e tij. Kur të hyjnë në dyqan të mos i drejtojë shitësja por të dinë vetë çfarë iu duhet. Gjë tjetër që bëj unë është se i ndërroj linjat e produkteve kozmetike të paktën njëherë në vit sepse kam lexuar që fytyra ngopet vetëm më një lloj linje dhe do diçka të re që të reagojë.

Po për trupin që e keni në formë si kujdeseni?

Edhe trupi kërkon kujdesin e vet por në fakt për trupin jam kujdesur nga mënyra e të ushqyerit. Unë nuk para ha jashtë vetëm në rastet kur jam me miqtë . Gatuaj zakonisht dhe ha në shtëpi. I kushtoj shumë vëmendje çdo vakti mëngjesit, drekës dhe darkës. Sa i takon frutave përdor vetëm ato që janë sezonale, psh kur është koha e shegave dhe cdo fruti tjetër që kanë vlera të veçanta në trup.

Po palestër bëni?

Palestër nuk kam bërë. Kam provuar dy herë gjithsej nga dy muaj. Së fundmi kam blerë një pistë vrapimi dhe e kam vënë te dhoma e gjumit që ta bëj edukatë edhe këtë gjë. Dhe duke e ditur që lodhem në koncerte dhe punë e kam më të lehtë ta shoh çdo mbrëmje dhe ta praktikoj. Mendoj se kam bërë mirë që e kam marrë dhe besoj se do ta praktikoj.

Tashmë dua të ndalem në aspektin shëndetësor. Ju shkoni tek mjeku vetëm kur keni shqetësime apo edhe thjesht për kontrolle?

Kjo më duket një pyetje me shumë vend. Në fakt më parë veproja si shumica e gjithë shqiptarëve shkoj tek mjeku vetëm kur kisha probleme por vitet e fundit nuk veproj kështu. Në fakt kulturën e kontrolleve shëndetësore një herë në 6 muaj e fitova në Amerikë dhe mendoj se është një praktikë shumë e rëndësishme. Kontrollet shëndetësore janë për të parandaluar dhe parandalimi është një çelës i suksesit për shëndetin.  eli fara 2

Këtë kulturë ia transmetoni edhe vajzës?

Mendoj se fëmijët bëjnë atë çka shohin tek prindërit. Vajza ime e ka një model dhe besoj se e ndjek sa i takon kujdesit ndaj vetes.

Sa mendoni se paraqitja fizike dhe shëndeti ndikojnë në profesion?

Absulutisht ndikojnë shumë. Gjysma e suksesit është paraqitja dhe jo vetëm talenti. Pra janë të marra në tërësi.

Njerëzit janë kurioz të dinë nëse keni bërë ndërhyrje kirurgjikale apo të famshmet botoks?

Fatmirësisht ende jo. Në fakt po duroj deri sa të fillojnë rrudhat pasi nuk jam kundra këtyre ndërhyrjeve. Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje por nuk është e vërtetë. Në fakt kam hequr vetëm nishanin në Strugë dhe ajo është hequr në mënyrë primitive. E hoqa sepse ishte zmadhuar dhe nuk ndihesha mirë me të. Mësova në Amerikë që nishanet e ngritura duhen hequr jo vetëm se nuk ndihesh mirë estetikisht por mund të sjellë edhe probleme. Botoksin nuk e kam qejf por nuk e di nëse do më mbushet mendja ndonjë ditë ta përdor. Dikujt mund ti japë efekte shumë të mira por mund të japë edhe efekte shumë negative.

Sa i takon projekteve tuaja artistike keni ndonjë gjë në plan?

Jam duke bërë një këngë të re për verë si edhe aktivitete të tjera si koncerte dhe organizime të tjera. Besoj së shpejti do ti shihni.

Mund të jepni një mesazh sa i takon gazetës “Shëndet Plus”

Iu uroj shumë suksese. Mendoj se një media për shëndetin i mungonte tregut dhe për këtë kanë nevojë të gjithë. Edukimi dhe informacioni mbi shëndetin është alfa e suksesit për çdokënd. Suksese

 

“Në Amerikë bëra një kurs për estetikë dhe shëndetësi”

 

Pas përfundimit të intervistës gjatë bisedës Eli Fara zbulon edhe një sekret të saj që pak kush e di. Këngëtarja në Amerikë ka kryer një kurs 2-vjeçar në Amerikë pikërisht për estetikën dhe shëndetin. Ndonëse fillimi ka qenë shumë i vështirë për ajo ka arritur jo vetëm t’ia dalë por të renditet ndër më të mirat e kursit. “Fillimisht mendova se do të ishte ndonjë kur i lehte ku femrat mësojnë se si të bëjnë makiazhin apo gjëra të tilla por nuk rezultoi kështu. Një pjesë e mirë e kursit ishte anatomi e mirëfilltë. Aty mësoje me detaje çdo gjë për kujdesin jo vetëm estetik por edhe shëndetësor. Në fakt kjo më trembi në fillim dhe doja të hiqja dorë”, pohon Eli Fara. Kjo e bëri atë që në fillim të kërkojë dorëheqjen nga kursi por një profesoreshë ruse do ta bindë atë që ka për tia dalë. “Në fakt vërtet ia dola. Isha shumë e fiksuar pas kursit dhe dola shumë mirë. Më vlejtur shumë ajo eksperiencë për jetën dhe shëndetin tim”, thekson ajo.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here