Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Produktet kozmetike mund të jenë shumë efikase në eleminimin e strijave dhe celulitit, por ato përmbajnë elemente gërryes që dëmtojnë lëkurën. Receta që do të paraqesim në këtë postim ka si qëllim kryesor eleminimin e lëkurës së vdekur dhe shtresimin e saj. Në këtë mënyrë kjo recetë do t’ju reduktojë strijat dhe celulitin.
Përbërësit: 250gr kripë deti , 250 gr sheqer, 150 ml vaj ulliri eksta të virgjër.
Udhëzime: përzieni të gjithë përbërësit sëbashku derisa të përftohet në masë e trashë në formë xheli. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjysmë ore. Pas gjysmë ore aplikoni maskën në pjesët problematike të lëkurës, duke e masazhuar me lëvizje rrethore për disa minuta. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para dushit. Më pas shpëlajeni trupin me ujë të vakët./ Burimi: steptohealth


