Eliksiri për bukuri dhe rini të përjetshme. Ja si ta përgatisni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

eliksirShumë kimistë gjatë viteve kanë qenë në kërkim të eliksirit të pavdekshmërisë, përjetësisë dhe bukurisë, dhe kjo është arsyeja pse disa receta interesante dhe shëruese janë ruajtur sot e kësaj dite. Gjithkush dëshiron të qëndrojë i ri për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe me këto receta kjo gjë nuk është aq e pamundur .

Përzieni 100 ml lëng limoni, 200 g mjaltë dhe 50 ml vaj ulliri dhe konsumoni një lugë gjelle çdo ditë. Gjithashtu,  mund ta përgatisni çdo mëngjes, nëse e preferoni të freskët. Përzieni një lugë gjelle me lëng të freskët limoni, 2 lugë mjaltë dhe një gjysmë lugë çaji vaj ulliri. Duke përdorur këtë ilaç do të dukeni më të rinj, sot ë keni sy të qartë, lëkurë të bukur, do të përmirësoni tretjen dhe një lëkurë që shkëlqen.

Por absolutisht nuk duhet të mjaftoheni vetëm me një apo dy receta dhe të neglizhoni  ushqimin dhe regjimin e përditshëm. Çelesi i suksesit është gjithashtu i lidhur me kombinimin e rregullave te meposhtme:

  • ushqimit të shëndetshëm
  • regjimit të mirë të jetës

Nese flasim per ushqim të shëndetshëm, detyrimisht flasim për perimet, frutat, peshkun e vezët, që përmbajnë proteina e antioksidantë:

  • Vitaminën C (luleshtrydhet e frutat e pyllit, domatja, ananasi, agrumet, shega, etj)
  • Vitamin E (vaji i ullirit, gruri, orizi, soja, misri, lajthitë, arrat, bajamet)
  • Beta Carotene (brokoli, karrotat, spinaqi, patatet, specat, etj)
  • Selenium (salmoni, orizi integral, pula, frutat e detit, peshku ton, etj)

Regjimi i mirë dhe reduktimi i stresit, duken të veshtira per t’u realizuar në ditët tona, por gjithsesi të tentosh nuk bën dëm. Të flesh nga 7 deri ne 8 orë në natë, është e shëndetshme dhe ndihmon ne uljen e nivelit të kortisolit, hormonit të stresit, si dhe sporti, lëvizja, ecja në këmbë, lojërat me fëmijet në shtëpi, apo jashtë saj.

Burimi: Burimi: http://shockedchicken.com/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer