Përbërësit:
3 vezë- Një filxhan qumësht
- 2 filxhan sheqer
- 2 filxhan miell
- ½ filxhan vaj
- 100 gram arra të thërrmuara
- 2 lugë kakao
- ½ lugë e vogël sodë
- 200 gram çokokrem
- 200 gram kokos
Përgatitja:
Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve, të bardhat rrihen me një filxhan sheqer derisa të formohet shkumë e fortë, ndërsa të verdhat e vezëve rrihen me një filxhan sheqer dhe ju shtohen mielli, vaji, arrat, qumështi dhe kakao.
I përziejmë mirë dhe bashkojmë të dyja masat (të bardhën dhe të verdhën e vezës).
E hedhim masën në një tavë dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 25 minuta.
Ëmbëlsirën e pjekur dhe të nxehtë e lyejmë me çokokrem dhe e spërkatim me kokos ose arra të thërrmuara sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!


