Emra të rinj në shëndetësi

Interesi për emrat e rinj që pritet të vijnë në krye të institucioneve shtetërore është i madh.

Shëndetësia mbetet një nga sektorët që ngjall kuriozitet midis profesionistëve, por cuditërisht edhe te masa.

E ndërsa konkursi për drejtuesit e spitaleve të Tiranës dhe ato rajonale është i hapur, duket se janë përcaktuar edhe emrat e drejtuesve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucioneve në varësi.

Burime për ‘Pro Pacientin’ kanë konfirmuar se në pozicionin e zv/ministrit do të vijë një emër i njohur nga fusha e mjekësisë. Burimet thonë se bëhet fjalë për një mjeke familje e cila gjithashtu ka mbajtur postin e drejtoreshës në një qendër shëndetësore për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë gjithashtu për ‘Pro Pacientin’ se në krye të Autoritetit Rajonal Shëndetësor do të vijë një epidemiolog i njohur, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit në një nga drejtoritë pranë ARSH-së.

Me datë 7 tetor pritet të bëhen zyrtare emrat e rinj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet