Emrat që u vlerësuan për kontribute në Onkologjinë shqiptare

cmime

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Shoqata Mediko-Onkologjike Shqiptare organizoi Konferencën e 6-të me temë “Tumoret Genito-Urinare e Gastrointestinale të Sipërme”, me praninë e disa personaliteteve të Onkologjisë dhe Urologjisë shqiptare.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm Alberto Costa, një ndër figurat më të spikatura të kirurgjisë onkologjike, Sekretar i Përgjithshëm i Shkollës Evropiane të Onkologjisë, në rolin e moderatorit në një nga sesionet e saj.

Në programin e kësaj konference theks të veçantë pati trajtimi multidisiplinar i tumoreve dhe zhvillimi i teknikave dhe procedurave të reja klinike. Në ditën e parë të kësaj konference, Shoqata Mediko-Onkologjike Shqiptare, në një sesion të veçantë, vlerësoi për kontribute të veçanta në onkologjinë shqiptare, Alberto Costan, drejtoreshën e QSUT-së, Ogerta Manastirliun, doktor Mustafa Xhanin, Shahin Kadaren, Dhurata Tarifajn dhe Agim Karajn.

Duhet theksuar se, emrat e mjekëve të sipërpërmendur dhe të vlerësuar kanë një kontribut disavjeçar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, specifikisht në shërbimet e onkologjisë dhe urologjisë, ku kanë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtojnë. E megjithatë, ndërkohë që në ambientet e një ndër hoteleve më luksoze të kryeqytetit ndaheshin çmime për kontribute të veçanta në onkologjinë shqiptare, pacientët e këtij shërbimi, u kthyen sërish për mungesë medikamentesh. Nuk dihet nëse në temat e trajtuara, mjekët të kenë folur për ngërçet që shoqërojnë punën e tyre, si për shembull, puna me ilaçe të pakontrolluara dhe të pagarantuara në cilësi dhe efektshmëri. Sfidat e një pune të tillë, në kushte të tilla, pa diskutim që i bën mjekët tanë heronj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç