Ëndërroni se vrisni dikë? Ja ç’do të thotë për ju!

A jeni zgjuar ndonjëherë nga një ëndërr ku po vrisni dikë? Një studim i fundit ka zbuluar se ata që ëndërrojnë se kryejnë vrasje priren të jenë më armiqësor dhe më agresivë kur janë zgjuar.

Ekspertët e ëndrrave thonë se shpesh njerëz të tërhequr në vetvete dhe që nuk shoqërohen me të tjerët.

enderrojAta gjithashtu zbuluan që ata të  cilët ëndërrojnë për vrasje janë më të hapur ndaj përvojave të ndryshme kur janë zgjuar.

Studiuesit gjermanë thanë se ëndrrat janë shpesh një përforcim i ngjarjeve të jetës reale.

Njerëzit e tërhequr shpesh mund t’i mbyllin ndjenjat e armiqësisë dhe agresionit, të cilat më pas “shpërthejnë” në ëndrra” tha për “LiveScience” studiuesi Majkëll Shredi, i Institutit Qendror të Shëndetit Mendor në Gjermani.

Në studim, profesor Shredi dhe ekipi i tij analizuan ëndrrat dhe tipare të karakterit të 443 studentëve të universitetit gjerman. Studentët kujtuan një mesatare prej dy-tre ëndrrash në javë. Rreth 19% e studentëve ëndërruan se vrisnin njerëz.

Edhe në këtë studim rezultoi se burrat kanë tendencën të kenë ëndrra agresive më shpesh sesa gratë.

Studimi i ri zbuloi se njerëzit të cilët ishin më të mbyllur në vetvete, që kishin nivele më të ulëta të shoqërimit, ishin të prirur të ëndërronin për vrasje.

“Kjo ishte e papritur”, pranoi profesor Shredi.

Personat e mbyllur, me personalitet më pak të këndshëm mund t’i mbajnë të bllokuara emocionet e tyre, përfshirë agresionin, dhe më pas i shfaqin ato të shumëfishuara në ëndrrat e tyre, tha profesori.

Në të ardhmen ai shpreson të pyesë njerëzit për rrethana specifike të vrasjeve në ëndrrat e tyre, të tilla si p.sh.: nëse ishte një aksident, një vetëmbrojtje apo një akt gjakftohtë vrasjeje./ Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras