Endofrina: Rritja e humorit në mënyrë natyrale

Funksioni i endofrinës është çlirimi i dhimbjes natyrale; ajo njihet si kimikati i “të ndjerit mirë” sepse trupi ynë e prodhon atë për të bllokuar dhimbjen ose stresin, që na vendos në një gjendje më pozitive. Endofrinat prodhohen sa herë që merrni pjesë në aktivitete që ju sjellin kënaqësi. Na ndihmojnë të përballemi me depresionin dhe ankthin, si edhe të nxisim vetë-besimin mbi imazhin tonë.

Çfarë janë endofrinat dhe pse janë të rëndësishme?

Endofrinat janë hormonet, kimikatet që transmetojnë mesazhe në trupin tonë. Ato krijohen në trup dhe transmetonjë sinjale përgjatë sistemit nervor. Kur trupi ndihet në gjendje dhimbjeje ose stresi, endofrinat çlirohen për të bllokuar ndjesitë e pakëndshme. Duke qënë se trupi në mënyrë natyrale kërkon të shmangë dhimbjen, endrofrinat vijnë menjëherë në ndihmë dhe ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së mirëqënies. Studimet kanë treguar se endofrinat mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit dhe stresit, lehtësimin e simptomave të depresionit dhe përmirësimin e vetë-besimit. Endofrina ndihmon trupin tënd të shërohet dhe mund të ndihmojë gjatë situatave të vështira! Mendoni për një moment kur jeni ndjerë të stresuar gjatë një takimi në grup; a kishte një moment kur dikush bëri një shaka dhe ju qeshët aq fort sa ju dolën lot nga sytë? Mendoni se si u ndjetë pas së qeshurës – i lumtur, i gëzuar, i relaksuar. Këto janë endofrinat duke bërë magjinë e tyre!

Si mund t’i çlironi endofrinat?

Endofrinat çlirohen kur bëni diçka kënaqësi-sjellëse. Herën tjetër kur fëmija juaj të jetë i mbingarkuar me detyra ose ndihet i stresuar gjatë të bërit të detyrave ose provave për shfaqjen muzikore që do të performojë, inkuarajojeni atë të bëjë një pushim dhe të bëjë diçka që i pëlqen. Pasi koha e e argëtimit të tij të përfundojë, bëni një kontroll të ndjenjave dhe ndjesive të tij. Mund të vini re se humori i tij është ngritur, ose mund të ndihet më i motivuar të përfundojë detyrat ose provat.

Mundohuni të provoni format e mëposhtme të aktiviteteve për të ndihmuar në çlirimin e endofrinave, ose mund të ideoni vetë aktivitetet tuaja të pëlqyeshme:

  • Aktivitete aktive: vrapim, not, vallëzim
  • Aktivitete kreative: të shkruarit, të vizatuarit, të gatuarit
  • Aktivitete muzikore: të luajturit e një instrumenti, të dëgjuarit e muzikës së preferuar
  • Aktivitete sociale: të biseduarit me një mik, të qeshurit me zë të lartë, të konsumuarit e një vakti së bashku
  • Aktivitete të qeta: të lexuarit e një libri ose reviste, të formuarit e një puzzle-i

Nëse humori i fëmijës suaj vazhdon të mos përmirësohet për një periudhë të vazhdueshme kur bëjnë aktivitete të tilla, ndoshta është koha që të flisni me pediatrin tuaj.

Përshtati në shqip: Redina Çanaku / Burimi: Endorphins: Boosting Your Mood the Natural Way (nationwidechildrens.org)

 

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës