Ëndrrat e frikshme të shëndetësisë

Dhënia me koncension e laboratorëve shtetërorë, si dhe teoria e bashkëpunimit shtet-privat nuk ka sjellë vetëm kundërshtimin e mjekëve, bazuar në fakte të forta. E meqë zëri i tyre bie në vesh të shurdhër, ata kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të
endrra te frikshme makthpërcjellë mendimet e tyre tek njerëzit: sarkazmën. Për arsyen e thjeshtë se sistemin shëndetësor mjekët nuk e shohin “nga lart”, por në rrënjë, aty  ku i dhemb kësaj shëndetësie.

Kështu, para disa ditësh, në një prej statuseve të tij, mjeku Petrit Vargu tallet me situatën teksa përshkruan një “ëndërr” të tij.

“Sonte, aty nga mesi i natës, më doli gjumi. Kisha frikë se mos më futeshin në shtëpi nga ballkoni hajdutët hakersa kibernetikë. Dola në ballkon dhe shikoja që, megjithëse ishte vonë, tek lokali përballë shtëpisë sime kishte njerëz. Vendosa t’u propozoja pronarëve që ta jepnin lokalin me koncension ose të gjenin një formë bashkëpunimi shtet-privat të suksesshëm, në mënyrë që lokali të kishte njerëz gjithë natën. 30 metra më tutje një vajzë gërthiste me të madhe. Pyeta policin se çfarë kishte? “Nuk e kanë futur në listën për t’i bërë check-up dhe ka frikë se mos vdesë”, më tha.

Kjo është ironia me të cilën Vargu i përcjell reformat në shëndetësi, duke treguar kështu se dhënia me koncension e laboratorëve dhe check-up-i falas janë “ëndrrat e frikshme”, që të zgjojnë në 12 të natës./D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim