Energjia, si ta kurseni atë duke përmirësuar jetën tuaj

Banesat private në Shqipëri shpenzojnë më shumë se gjysmën e të gjithë furnizimit me energji elektrike në vend, duke përfaqësuar një mundësi të madhe për ulje të konsumit si dhe përdorimit eficent të energjisë. Shqipëria, si shumë prej fqinjëve të saj në Evropën Lindore, ka kaluar në një ekonomi tregu konkurruese. Megjithatë, rritja e saj pengohet nga një furnizimi i pasigurt me energji si dhe mungesa të shpeshta të energjisë. Kursimi i energjisë në sektorin e banesave në Shqipëri do të rrisë përfitimet në të gjithë ekonominë, duke orientuar një pjesë të burimeve të sektorit të energjisë ne sektorë të tjerë si prodhim dhe tregti.

EnergjiaIFC-ja është duke punuar me bankat dhe institucionet e mikrofinancës në Shqipëri (Societe Generale Albania, Credins Bank, Fondi Besa dhe NOA ) për të hedhur në treg dhe promovuar kredinë eficente për individë me norma interesi preferenciale në krahasim me kreditë e tjera. Në sajë të IFC-së dhe institucioneve financiare partnere, familjet e shumë shqiptarëve po përfitojnë nga rinovimet eficente në shtëpitë e tyre. Shtëpitë janë shumë më të rehatshme, pasi janë vendosur dritaret eficente dhe janë izoluar apartamentet, si dhe faturat e energjisë ulen në mënyrë të konsiderueshme.

Përdorimi eficent i energjisë në banesa dhe kredidhënia bankare për investime në banesa janë dy çështje tepër të rëndësishme për të cilat do t’i gjeni përgjigjet në faqet e gazetës “Shëndet Plus” si dhe në portalin e kësaj gazete www.shëndeti.com.al.  Aty mund të klikoni dhe të shkoni direkt në marrjen e informacioneve të plota lidhur me eficencën e energjisë dhe mënyrën se si mund të merrni kredi për ta realizuar një gjë të tillë. Lehtësisht do të gjeni informacionin e kërkuar dhe në faqen e internetit të Shoqatës së Bankave www.aab.al.

Kjo faqe interneti informuese për publikun është bërë e vlefshme me mbështetjen e Projektit të Eficensës së Energjisë në Banesa të IFC-së.

Ju ndërkohë do të mund të mësoni se si të arrini rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji dhe duke e kursyer atë, çka do të çonte edhe në uljen e kostove tuaja të jetesës. Mund të zbuloni se si të keni më shumë rehati dhe cilësi të jetës, kosto më të ulët të energjisë, jetëgjatësi të ndërtesës etj.

Do të gjeni rregulla lidhur me eficencën e energjisë të tilla si shmangia e humbjes së nxehtësisë, përdorimi i sobave të efektshme, minimizimi i ndriçimit artificial etj. Mund të mësoni se si p.sh.: kur karikuesi i telefonit lihet i lidhur me energjinë elektrike, edhe pse telefoni është hequr, ai konsumon 95% të energjisë së përdorur për të karikuar telefonin, sepse karikuesi konsumon ende energji edhe pse nuk është i lidhur me telefonin. Ose mund tw mësoni se është mirë që t’i lyeni muret e shtëpisë suaj me ngjyrë të çelët. Kjo për faktin se ngjyrat e errëta tentojnë të absorbojnë dritën dhe kështu do t’ju duhej që të përdornit më shumë energji nga llampa për të arritur të njëjtin efekt ndriçimi.

Informacionet që mund të gjeni, lidhen edhe me momentet e ndërtimit të shtëpive, masat që ju duhet të merrni lidhur me rritjen e eficencës së energjisë, si termoizolimi etj.

energjiaaKreditë

Gjithashtu mund të gjeni informacion edhe lidhur me kredinë për eficencën e energjisë. Kjo kredi lidhet me financimin e investimeve në banesa/ambiente, biznese që kanë për qëllim përdorimin eficent të energjisë dhe kursimin e saj. Ajo, siç theksohet edhe në faqe, përfitohet nga “të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë kredinë për “Efiçensën e Energjisë”.

Gjithashtu në këtë faqe ju ofrohet informacion lidhur me fazat, hapat e aplikimit për marrjen e kredisë, si dhe dokumentet që do t’ju nevojiten.

Për çdo informacion të nevojshëm lidhur me përmirësimin e jetës suaj, tashmë mjafton vetëm një klikim në faqen e internetit shendeti.com.al.

Kini parasysh

Avantazhet që sjellin investimet në eficensën e energjisë janë ulje të konsumit të energjisë që nënkupton kursim parash në të ardhmen si dhe përmirësim të standardeve të jetesës dhe rritjen e komoditetit në banesat tuaja.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë