Epidemia e gripit vdekjeprurës në kufi me Shqipërinë, 5 viktima në Malin e Zi

Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar në Malin e Zi, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik. Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, që është dy herë më shumë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”, thuhet në deklaratë.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, rreth 60 për qind, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni