Epidemiologu klinik Alimehmeti: Përditësim mbi COVID-19 në Shqipëri

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

? Përditësim mbi COVID-19 në Shqipëri! 24 Mars 2020

➡ Nisur nga burimet zyrtare (Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale), përditësuar për herë të fundit sot, 24 mars 2020, ora 14:20, po ju përditësoj mbi të dhënat e COVID-19 në Shqipëri.

? Në total, janë identifikuar 123 raste, ndër të cilat 19 raste janë të reja.

? Në Figurën 1 paraqitet ecuria e zbulimit të rasteve me bazë ditore duke filluar nga data 08 Mars 2020, e cila ka qenë zyrtarisht dita e fundit pa COVID-19 në Shqipëri.

? Kurba e rasteve totale shfaq tashmë se ka nisur trajektoren logjistike hipëse, por situata është ende jashtë zonës së rritjes eksponenciale.

? Nga të dhënat zyrtare të mësipërme, vërehet se rastet me COVID-19, përveç qyteteve që ishin raportuar deri dje me raste COVID-19, tashmë janë identifikuar raste të reja edhe në qytetet e Hasit (2), Lezhës (1) dhe të Beratit (1).

? Figura 2 tregon se në total janë kryer 930 tampone, por mungon informacioni se në cilat rrethe janë kryer dhe sa tampone janë kryer në secilin rreth.

? Gjithashtu vërehet se testet e kryera në bazë ditore ka pasur një rritje të lehtë sot (74 teste në ditën e sotme), por mbetet për t’u parë nëse kjo rritje është sporadike apo tendencë në rritje të qëndrueshme. Si rrjedhojë, sërish numri i rasteve në trajektore logjistike duket të jetë rrjedhojë vetëm e hetimit epidemiologjik të suksesshëm.

? Çdo ditë janë kryer mesatarisht 54.7 teste/ditë (devijacion standard = ±36.0 teste/ditë; intervali i besueshmërisë 95% = 37.6 – 71.8 teste/ditë).

? Në Figurën 3 rezulton se zbulueshmëria e rasteve pozitive përmes tamponit ka mbërritur 13.2% në ditën e sotme, çka tregon edhe një herë një zotësi të lartë dyshimi epidemiologjik që sjell ngushtimin e popullatës së testuar.

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë