Erëza më efektive për të humbur peshë, tani e keni më pranë nga sa mendoni!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

caj shafraniNë mesjetë, tregtarët indianë e importonin këtë erëz të mrekullueshme në vendet e tjera. Shpesh shafrani i Indisë përdorej për t’ju shtuar një shije ekzotike dhe aromë ushqimeve dhe pijeve.

Një nga vetitë më të vyera të Shafranit të Indisë është gjithashtu dhe ndikimi në humbjen e  peshës.

Është e rëndësishme të dini se nëse vuani nga sëmundje të caktuara nuk duhet ta përdorni këtë erëz:

Kategorikisht duhet të heqin dorë njerëzit që vuajnë nga guri në tëmth apo çrregullime të tëmthit.

Gjithashtu edhe personat që priren të kenë reaksione alergjike, shafran i Indisë mund të konsiderohet një alergjen fortë.

  1. Përdorimi i shafranit të Indisë me kos lehtëson funksionet e traktit digjestiv, metabolizmin si dhe promovon shërimin e mëlçisë.

Kosi i freskët duhet të përzihet me një lugë çaji mjaltë dhe gjysmë lugë çaji shafran Indie.

Duhet të pini nga kjo përzierje çdo ditë pas vaktit të mbrëmjes.

  1. Erëza të tilla ekzotike si shafrani i Indisë në kombinim me xhenxhefillin dhe kanellën kanë treguar se luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Ata kontrollojnë nivelin e sheqerit dhe pengojnë shndërrimin e tij në yndyrë. Nëse shtoni mjaltë, këto erëza bëjnë efekt më të shpejtë.

Ju duhet të merrni një lugë çaji nga çdo erëz dhe dhe ta derdhni dy gota me ujë të valë.

Shtoni mjaltin dhe lereni të ftohet.

Kjo pije zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme yndyrën e trupit.

Mund ta konsumoni një here në ditë, kur të dëshironi.

Shafranin e Indisë mund ta gjeni tek dyqani Alegria, përballë shkollës “Petro Nini”

 Burimi: healthyfood

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe