Erëzat që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Problemet dhe sëmundjet në zemër marrin jetët e mijëra njerëzve në të gjithë botën. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për parandalimin e këtyre sëmundjeve, përveçse një mënyre jetese të shëndetshme dhe ushqyerja siç duhet.ereza

Një problem që ndikon drejtpërdrejt në zemër është qarkullimi i keq i gjakut. Në këtë rast është shumë e rëndësishme dieta ushqimore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Ja disa nga erëzat që ndikojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shmangien e problemeve të ndryshme me zemrën.

Kakao – Ekstraktet e kakaos janë shumë të mira në përmirësimin e niveleve të tensionit të gjakut në trup. Kakaoja është një burim i mirë i magnezit, i cili zvogëlon efektet e stresit në trup.

Ajo është e pasur gjithashtu me antioksidues që eliminojnë radikalet e lira. Kakaoja ofron mbrojtje edhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Piperi i kuq – është një tjetër erëz që siguron qarkullim të mjaftueshëm të gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme. Heqja e pllakëz bakteriale nga arteriet, e toksinave nga trupi dhe zhvillimi i qelizave të gjakut janë disa nga përfitimet kryesore të kësaj erëze. Ajo ndihmon me zbërthimin e ushqimit dhe tretjen.

Hudhra – Mendohet që egjiptianët kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës nga ana mjekësore. Kjo erëz mban nën kontroll kolesterolin e keq, si dhe parandalon infeksione të ndryshme.

Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra parandalon edhe grumbullimin e trombociteve.

Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve