“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit

Gazetarja Mira Kazhani ka rrëfyer betejën me sëmundjen e kancerit, diagnozë që deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Ajo ka treguar se lajmin se vuante nga kanceri i gjirit e mori në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shpreh se gjatë asaj kohe zgjodhi të heshtë e të përqendrohej tek shërimi.

“Më 2 nëntor 2024 mora lajmin që për çdo grua do të kthehej në makth, u diagnostikova me kancer në gji. Kam kaluar një vit mes klinikave, spitaleve dhe gjithë këto.

Në atë kohë zgjodha të hesht të mos bëhem lajm në rrjet, por të përqendrohem tek shërimi.

Nuk ka kancer të lehtë, është makth, por është më e thjeshtë kur e kap në kohë”, u shpreh ajo.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se po përjetoni depresion sezonal
Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat
Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
10 ushqime të pasura me vitaminë E që mbrojnë zemrën dhe i japin lëkurës një pamje të shëndetshme
Çfarë janë "ushqimet funksionale"? Përfitimet në shëndet
6 ushqime që luftojnë kapsllëkun
Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024
Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut