Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës

Mjekët gjinekologë obstetër konfirmojnë se është rritur numri i bebeve që lindin premature, pa mbushur 37 javë në barkun e nënës.

Përllogariten gati 10 % e lindjeve, kur nenat lindin para kohe krijesën e tyre. Mjeku obstetër gjinekolog pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” rendit disa faktorë që çojnë në një lindje para kohe.

“Mosha e madhe e planifikimit të shtatzënisë, rritje e lindjeve binjake apo trinjake por edhe shtimi i konsumit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike nga gratë dhe vajzat çojnë në një lindje para kohe”, është shprehur mjeku obstetër gjinekolog, Dr.Dritan Deçka.

Nenat tani po lindin bebe edhe 22-javësh dhe fatmirësisht në shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është rritur mbijetesa e bebeve premature. Por a shfaqin probleme gjatë rritjes këto bebe?

“Është rritur mbijetesa e tyre por duhet ndjekur në vazhdimësi”, tha Deçka.

Mjekësia ka evoluar dhe nuk ecën në kah të jetës por mjekët sugjerojnë  çdo grua që kërkon të sjellë në jetë krijesën e saj të qëndroje në kontakt të vazhdueshëm me mjekun obstetër gjinekolog për të pasur një ecuri të mirë të shtatzënisë që shkon deri në 37 javë për një lindje normale./tch

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së