Estetistja bën thirrje: Mos e injoroni këtë shenjë tek thoi

Një estetiste bën thirrje përmes një statusi në Facebook që mos ta injoroni një shenjë të zezë në thua pasi mund të jetë shenjë e melanomës. Lisa Harrison Williams tregon se një ditë i kishte vajtur një kliente në sallon, e cila i kishte kërkuar t’i lyente thonjtë me një ngjyrë të errët për t’i fshehur një vijë të zezë në mes të thoit të gishtit të madh. Me mendimin se vija i ishte krijuar nga mungesa e kalciumit apo mpiksje të gjakut, ajo kërkonte vetëm pak bojë që ta mbulonte.

Por, pasi estetistja i sugjeroi që të kontrollohej tek një mjek, ajo zbuloi se në fakt kishte një lloj shumë agresiv të melanomës, i cili tashmë i ishte përhapur edhe në gjëndrat limfatike.

Postimi i plotë në Facebook:

“Disa javë më parë, më erdhi një kliente. Prej vitesh frekuentonte rregullisht qendrat estetike për thonjtë. Kishte një vijë të drejtë vertikale në mes të thoit. Sapo u ul, tha se i nevojitej t’i lyente thonjtë me një ngjyrë sa më të errët, që të mbulonte shenjën. Qendrat e thonjve e kishin “diagnostikuar” në mënyra krejt të ndryshme. Disa i kishin thënë se ke mungesë kalciumi. Ca se ishte e trashëgueshme. Të paktën 1 i kishte thënë se ishte mpiksje gjaku.

“Kjo është melanoma! Nuk doja ta frikësoja, por i thashë se duhej të shkonte urgjentisht të vizitohej tek doktori! Më telefonoi sot për të më thënë se ishte një lloj shumë agresiv i melanomës, i cili i ishte përhapur edhe në gjëndrat limfatike. Prognoza e saj nuk ishte aspak e mirë! Ju lutem, kushtojuni vëmendje çrregullimeve tek thonjtë! Ndryshime të çuditshme tek thonjtë mund të mos jenë asgjë për t’u shqetësuar. Por, ndonjëherë janë tregues i një sëmundjeje shumë të rëndë.

Gjithashtu, hidhuni një sy thonjve të duarve dhe të këmbëve të më të moshuarve dhe të të dashurve tuaj që nuk e kanë të mundur t’i dallojnë vetë! Diagnoza e hershme mund të bëjë të gjithë ndryshim në botë!

Postimi ka marrë me mijëra komente dhe shpërndarje!

https://www.facebook.com/lisa.harrisonwilliams/posts/10212788096753912

Burimi: Mirror.co.uk

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?