Ethet e Nilit, 9 raste në spital/ Çomo: Ka shtim të rasteve me meningit

Në Spitalin infektiv në QSUT janë të shtruar 9 pacientë të prekur nga virusi i nilit perëndimor.

Shefja e këtij shërbimi Najada Çomo bën me dije, se pacientët janë të moshës mbi 70 vjec, ndërsa thotë se sëmundja që prek trurin është shpesh jetë kërcënuese për disa kategori.

“Janë raste që kanë prekur kryesisht grupmoshat e treta, që kanë në pjesën e sëmundjeve kronike jo vetëm ato që unë përmenda, por edhe diabeti, tensioni , apo grupe të tjera sëmundjesh të trurit janë gjithmonë infeksione serioze, që janë shpeshherë jetë kërcënuese. Dhe për këtë arsye rastet e shtruara tani, të konfirmuara me WEST NILE Virus prej tyre kemi pasur edhe humbje jete, por kemi pasur edhe shumë të tjerë që janë duke e kaluar në mënyrë të moderuar, ose të rëndë”, shprehet Çomo për Euronews.

Çomo thotë se në këtë periudhë në shërbimin që drejton janë shtuar rastet e meningiteve edhe encefaliteve e disa prej tyre kanë shkaktarë ethet e nilit perëndimor.

Simptomat më të shpeshta nga infektimi me virusin e nilit janë temperatura , dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve apo skuqje në lëkurë. Në disa raste sëmundja mund të agravojë dhe shkaktojë infeksion të trurit.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës