Eugena Tomini: 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar kundër Covid-19/ Incidenca është e qëndrueshme

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi në mbledhjen e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar.

Zëvendës ministrja sqaroi se për të gjithë popullatën që ka aplikuar Sputnik nuk do të aplikohet Astrazeneca, por vaksinë tjetër që mund të jetë Pfizer dhe për të gjithë ata që kanë aplikuar AstraZeneca aplikimi i dozës së tretë buster nuk do të bëhet me Sputnik. Më tej Tomini theksoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.

“Incidenca është e qëndrueshme, ndërsa në terapi intensive janë 14 pacientë, Mbi 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”, tha Tomini.

“Në datën 1 nëntor 2021 ka filluar zgjerimi i kalendarit i dozës buster dhe dozës parësore bazale për fashën mbi 18+ duke zbritur nga mosha  më e lartë siç kemi filluar me grupet e riskut. Ndërkohë kemi zgjeruar edhe për fashën 12, 15, 16 dhe 18 sërish vetëm për Pfizer aplikimi kalendarit ndaj Covid-19 tek fashat e mësipërme. Sa i përket mbulesës vaksinale në Shqipëri, me dozë të parë në nivelin 37.5 dhe nivelin e gati 32.8 % me të dy dozat. Duke ndjekur të gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore sa i përket popullatës target dhe deri në fund të vitit  i jemi përmbajtur objektivit tonë për arritjen e gati 40 % të popullatës shqiptare sipas rekomandimeve në pranverë në nivelin  75% dhe deri në fund të dhjetorit 20212 në nivelin 40%”, tha Tomini.

E ndalur tek vaksina Sinovac, Tomini tha secila vaksinë e miratuar për të hyrë në Shqipëri ka ardhur me miratimin e Komitetit Teknik të Vaksinimit, duke shtuar se është një vaksinë e kualifikuar.

“Vaksina Sinovac është vendosur për emergjencë, e kualifikuar e miratuar për Green Pass për të gjithë udhëtarët që hyjnë në SHBA”, u shpreh ajo.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim