“Europa Donna Albania” merr pjesë në konferencën e Kancerit të Gjirit në Milano

europa-donna-albania

Është zhvilluar Konferenca e 4-të për Kancerin e Gjirit në Milano të Italisë. Konferenca, e realizuar nga Koalicioni Evropian i Kancerit të Gjirit- Europa Donna, me qendër në Milano, u mbajt me datën 24 shtator, ku ishin pjesëmarrëse 65 gra nga 35 vende të ndryshme të Evropës. Në këtë konferencë e ftuar ishte dhe “Europa Donna Albania”, që përfaqësohej nga drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Donjeta Zeqa. Gjithashtu, “Europa Donna Albania” kishte ftuar edhe pacienten Eva Riska, e cila ka një histori suksesi me kancerin e gjirit.

Olivia Pagani, Doktore e Shkencave në “Institutin Onkologjik të Jugut në Zvicër” (IOSI), paraqiti të dhënat më të fundit të rezultateve të reja të kërkimeve shkencore për kancerin e gjirit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Ndër të tjera, në këtë konferencë u diskutua dhe u vendos theksi në komunikimin që doktorët, familjarët dhe gjithë shoqëria përreth duhet të ketë me pacientët të cilët përballën me këtë sëmundje.

europa-donna

Një diskutim i veçantë ju kushtua dhe grave të cilat janë diagnostikuar me kancer gjiri dhe kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje.

Në fund të ditës u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian të Kancerit të Gjirit, të cilët zgjodhën bordin e ri drejtues.

Donjeta Zeqa, drejtoresha ekzekutive e organizatës “Europa Donna Albania”, është shprehur se konferenca ishte e shkëlqyer dhe shkëmbimi i eksperiencave me vendet e tjera evropiane është mjaft i vlefshëm për organizatën dhe pacientët.

“Një privilegj dhe eksperiencë e vyer për mua dhe ‘Europa Donna Albania’. Konferenca ishte e shkëlqyer dhe ne takuam advokues nga gjithë Evropa, të cilët ishim mbledhur për të mësuar më shumë rreth kërkimeve të fundit shkencore. Dy veta udhëtuam nga Shqipëria drejt Milanos për të përfaqësuar vendin tonë në këtë konferencë” tregon Zeqa./ https://shendeti.com.al/

europa-donna2

europa-donna1

 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?