Europa Donna Albania në takimin e parë të Organizatave Ballkanike të Kancerit të Gjirit

Europa Donna2

Donjeta Zeqa / Shëndeti.com.al

Organizatat që mbrojnë dhe përfaqësojnë interesin e pacientëve me kancer gjiri kanë zhvilluar një takim në Lubjanë të Sllovenisë në datat 25 dhe 26 gusht. Ky ishte takimi i parë mes organizatave ballkanike që i hap rrugën bashkëpunimeve të tjera, i cili kishte si qëllim angazhimin e organizatave dhe shkëmbimin e përvojave e praktikave më të mira në fusha të ndryshme të veprimtarisë së shoqatave, për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.

Europa Donna Sllovene, shoqatë për luftën kundër kancerit të gjirit, ftoi  për një vizitë pune përfaqësues të shoqatave të pacientëve me kancer gjiri nga Ballkani në nivel evropian, që lidh Federatën Evropiane Europa Donna. Në këtë takim morën pjesë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Takimi nisi me prezantimin  e organizatave, çështjet aktuale me të cilat përballen në vendin e tyre dhe rishikimin e projekteve të suksesshme dhe shkëmbimin e ideve, ku Shqipëria përfaqësohej nga shoqata “Europa Donna Albania”.

Europa Donna1

“Europa Donna Albania” gjatë prezantimit të saj tregoi për shifrat alarmante që po rriten në mënyrë drastike të pacientëve me kancer. Si dhe evidentoi problemet që ka Shqipëria në Shërbimin Onkologjik, duke theksuar problemin kryesor që është dhe vazhdon të mbetet  mungesa e medikamenteve, që sjell pengesa dhe zvarritje në mjekimin e të sëmurëve sipas protokolleve të përcaktuara mjekësore. Gjithashtu “Europa Donna Albania” theksoi faktin që në Shqipëri mungon regjistri kombëtar i kancerit. Mungojnë të dhënat për shpeshtësinë e llojeve të ndryshme të kancerit në popullatë, si dhe sa është mbijetesa e këtyre të prekurve. Njerëzit duhet të jenë më të informuar lidhur me faktorët e rrezikut që shtojnë mundësinë për t’u prekur nga kanceri.

Ndërkohë, Kroacia përfaqësohej me “All Call for Her in Croatia”, Maqedonia me “Borka”, Serbia me “Wake up Zajedno” dhe “Militia Women`s Center” dhe Sllovenia me “Europa Donna Slovenia”.

Europa Donna

Gjatë sesionit të pasdites u zhvillua një leksion dhe seminar për mbledhjen e fondeve për OJQ-të, të përgatitur nga Mag. Livija Rojc- Štremfelj .

Përfaqësuesit e OJQ-ve nga vendet e Ballkanit në Ljubjanë përfunduan vizitën në Institutin e Onkologjisë së Lubjanës duke takuar drejtorin e Institutit të Onkologjisë në Slloveni dhe shefen e Onkologjisë, dr. Simona Borštnar, me të cilët u diskutua për trajtimin e pacientëve me kancer dhe gjithashtu theksuan rolin dhe rëndësinë që i ka dhënë shoqata Europa Donna Slovonia pacientëve të onkologjikut.

Europa Donna4

Synimi është që takimet duhet të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme me qëllim lidhjen dhe forcimin e organizatave të shoqërisë civile në ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit. Takimi i parë ka si qëllim të ndihmojë shoqatat lokale në organizimin e aktiviteteve në vende të veçanta, përhapjen e njohurive, përvojës dhe praktikave më të mira të fituara nëpërmjet projekteve të zbatuara dhe organizatat e rrjeteve për trajtimin e barabartë të pacientëve me kancer gjiri në të gjitha vendet evropiane.

Europa Donna3

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë