Evitoni këto 4 ushqime që shkaktojnë dhimbje gjymtyrësh!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Shkaqet kryesore të dhimbjeve të gjymtyrëve janë artriti, thyerja e kockave, muskujt e tendosura. Edhe konsumimi i ushqimeve të caktuara mund të ndikojë shumë.

Këto janë ushqimet që duhen shmangur në rastin e dhimbjeve:

Sheqeri artificial:

Revista Amerikane “Clinical Nutrition” publikoi një studim në vitin 2014, i cili tregoi se këto ushqime mund të kontribuojnë në shfaqjen e artritit reumatoid tek femrat.

Prandaj, përdorni mjaltë ose stevia, dhe shmangni ëmbëlsirat, pijet e gazuara,  drithërat me sheqer, dhe pastat e ndryshme.

Mishi i kuq dhe i përpunuar:

Mishi i kuq mund të përkeqësojë dhimbjen dhe inflamacionin. Sipas një studimi të vitit 2014 të kryer në Akademinë Kombëtare të Shkencave, mishi i kuq mbështet rritjen e kancerit dhe përkeqëson inflamacionin.

Vezë:

Konsumi i rregullt i vezëve çon në më shumë inflamacion dhe ënjtje. E verdha e vezës përkeqëson inflamacionin pasi përmban acid arachidonic që prodhon prostaglandins (shkaktarëve të inflamacionit). Veza mund të përmbajë edhe yndyrna të ngopura, të cilat kanë efekte të dëmshme mbi dhimbjet e nyjeve.

Alkool:

Konsumimi i tepërt i alkoolit ka një efekt negativ në dhimbjet e kockave. Birra përmban komponentë të cilat janë konvertuar në acid urik duke u bërë kështu të dëmshëm për kockat. Kjo pije përmban edhe gluten e cila është e dëmshme për nyjet e brishta.

Burimi: healthyfoodhouse

 

 

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë