Evitoni lodhjen me ushqime

Lodhja kronike është një ndër problemet e jetës së sotme. Por kujdes: nëse jeni të lodhur që të porsazgjuar në mëngjes kjo do të thotë se nuk është sasia e punës fizike që ju streson, por ankthi dhe depresioni.

lodhja si ta luftoni Dallohet pra stresi fizik nga ai psikik. Nëse lodhja juaj i detyrohet mbingarkesës së punës fizike, atëhere një ushqim i veçantë mund t’ju ndihmojë.

Ushqimet që duhen konsumuar: mjalti, shurup panje, bukëvalë, makarona, elbi, buka, marmelata, çokollata, banania, domatet, patatet dhe gruri.

Ushqimet që duhen kufizuar: ato proteinike të marra me tepricë, të skuqurat, ushqime të përpunuara.

Fitoterapia: infuzion sherbele dhe bargjan (bimë barishtore e ngjashme me fierin). Në një filxhan me ujë të valuar hidhni 5 gram gjethe sherbele dhe 5 gram kërcenj bargjani, ëmbëlsojeni me një lugë kafeje mjaltë. Pini një ose 2 filxhanë në ditë, esëll.

Banjë shplodhëse: zieni në 3 litra ujë për 20 minuta, 80 gram lule trumze (shkurre me kërcenj të vegjël, me gjethe të ngushta e me lule të bardha, me aromë të këndëshme), 100 gram gjethe dafine, 40 gram lule të paçelura portokalli. Pas 30 minutash, pasi ti keni filtruar, derdhini në vaskën e banjos të mbushur me ujë të vakët. Bëni një banjo të ngrohtë për 20 minuta./Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit