Evropa Juglindore, treg i mundshëm për energjinë e pompuar

Seniora 2

Evropa Juglindore ka shumë sfida politike dhe ekonomike, përfshirë në sektorin e energjisë. Cilësia e infrastrukturës në rajon ndryshon nga vendi në vend. Gjithashtu, ka një vartësi të energjisë nga qymyri dhe burimet hidrike, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës. Por ka plane që mund ta kthejnë rajonin në një treg në lulëzim për energjinë e ruajtur.

Energjia e pompuarSipas Gjergji Simakut, drejtor i energjive të rinovueshme dhe eficencës së energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, arsyeja kryesore e nxitjes së energjive të rinovueshme, është siguria energjitike, më pas zhvillimi i qëndrueshëm.

Potenciali i energjive diellore dhe të erës në rajon është i madh, sipas Igor Kuzle, profesor në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Sipas tij, Kroacia ka një kapacitet të instaluar energjie ere prej 330 Mw, por planifikon të ndërtojë dhe 1200 Mw deri në vitin 2020 dhe 2000 Mw deri në 2030-n.

Serbia ka potencial për 1300 Mw erë, por ky mbetet i pashfrytëzuar për shkak të rrjetit të transmetimit, si dhe të tarifave.

Burimet fosile aktualisht subvencionohen nga shtetet në rajon, por kjo nuk do të zgjasë shumë dhe energjitë e rinovueshme do të jenë më konkurruese. Gjithë shtetet e rajonit duhet të rrisin % e energjive të rinovueshme deri në 2020-n, për shkak të një direktive të BE-së.

Çfarë e kërcënon sigurinë energjitike të rajonit? Rajoni varet nga linjiti ndotës për prodhimin e gjysmës së energjisë. Infrastruktura prodhuese është e vjetër, madje dhe e rrezikshme, e daton që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Ruajtja e energjisë hidrike me pompim ofron potencial të madh rritjeje për shkak të burimeve hidrike. Shqipëria mund të rinovojë disa nga digat e saj që përdoren për vaditje dhe t’i kthejë në impiante ruajtjeje të energjisë hidrike të pompuar.

Sipas disa analistëve, rajoni mund të ketë rrjet elektrik 100% me energji të rinovueshme brenda 2050-s, nëse instalohen 100 Gw impiante energjie hidrike të pompuar.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese