Fakte dhe statistika për ushqimin (që ende s’i dini)

Nga OBSH

Nëpërmjet ushqimit përhapen më shumë se 200 sëmundje.

Sëmundjet e prejardhura nga ushqimi shkaktohen nga mikroorganizma (baktere, viruse, kërpudha, prione, parazitë), substance kimike ose edhe agjentë fizikë.

ushqimetSëmundjet e prejardhura nga ushqimet mund të shkaktojnë një gamë simptomash akute dhe/ose kronike, nga diarreja në kancer.

Besohet se në plan global, sëmundjet e diarresë të prejardhura nga ushqimi vrasin çdo vit 2 milion njerëz, shumë prej të cilëve janë fëmijë.

Në 2013, pati më shumë se 310.000 raste të sëmundjeve bakteriale të prejardhura nga ushqimit të raportuara vetëm në Bashkimin Evropian (BE)/Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), që sollën 322

vdekje.

Çdo vit raportohen në BE më shumë se 85.000 raste salmonelozë, me një kosto prej më shumë se 3 miliard euro.

Epidemia e Escherichia coli enterohemorragjike e vitit 2011 në Gjermani dhe Francë, që lidhej me filizat e ndotura të bimës trigonella foenum-graecum, çoi në 4000 raste në 16 vende, duke përfshirë 908 raste të sindromës së uremisë hemolitike, 55 vdekje, si dhe në humbje të vlerësuara prej 1,3 miliardë dollarësh për fermerët dhe industrinë

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim