Fakte interesante mbi kirurgjinë plastike

Dr. Julian Dervishi

  • Fjala ‘plastik’, e përdorur në kirurgjinë plastike, rrjedh nga greqishtja, ‘plastikos’, që do të thotë ‘me i dhënë formë’.
  • Kirurgjia plastikeInovacionet në teknikat e kirurgjisë plastike filluan gjatë luftrave botërore. Duke qenë se numri i të plagosurve ishte i madh, kirurgët detyroheshin të improvizonin, duke u zhvilluar vetvetiu teknika të reja kirurgjikale.
  • Në Romën e vjetër, kirurgjia plastike filloi si një nevojë për të zhdukur shenjat. Romakët e kishin për turp nëse kishim një shenjë në shpinë pasi ktheheshin nga lufta, pasi konsiderohej e turpshme t’i kthejë shpinën fushës së betejës.
  • Kirurgjia e parë plastike në hundë, u performua në Indine e lashtë në vitet 600 para Krishtit. Lëkura e marrë kryesisht nga mjekra dhe balli u përdor për t’i dhënë formë hundës. Tuba druri u futën në vrimat e hundës për kalimin e ajrit gjatë procesit të shërimit.
  • Kostot e kirurgjisë plastike filluan të konsideroheshin për herë të parë nga sigurimet shëndetësore në kohën e Presidentit Bill Klinton. Ligji parashikonte madje edhe rritje të gjoksit për të arritur simetrinë mes dy anëve. Ndryshimi i legjislacionit dhe mbulimit shëndetësor ishte një lehtësim i madh si për pacientët, ashtu dhe për kirurgët
  • Britanikët filluan të përdornin teknika të kirurgjisë plastike kur panë një indian të riparonte hundën e një shoferi britanik. Ata adoptuan teknikat e lashta, bënë përmirësime në to. Që prej asaj kohe kirurgjia plastike filloi në gjithë Evropën.
  • Egjiptianët performonin alteracione kirurgjikale në trupa të vdekur, jo në të gjallë. Ata fusnin kocka të vogla dhe fara bimësh në hundën e të vdekurve për t’i dalluar ata në botën e përtejme.
  • Plastika e hundës dhe gjoksit janë dy kirurgjitë plastike më të përhapura në gjithë botën. Në shekullin XV kirurgu italian Gaspare Tagliacozzi u konsiderua si babai i kirurgjisë plastike moderne.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?