Fakte rreth fytyrës njerëzore, a ju tradhtojnë shprehitë?

Fytyra e njeriut është një studim mahnitës i psikologjisë dhe fiziologjisë. Sasia e informacionit që mund të përcjellë fytyra e njeriut, është e pafundme. Ndërsa fytyra është e komplikuar, ajo është gjithashtu edhe mjeti më i mirë i komunikimit tonë.

Muskujt

Është e vështirë të dish saktësisht se sa muskujt ka fytyra e njeriu, pasi shumë prej tyre janë tepër të vegjël dhe shpesh ata mbivendosen. Shumë thonë se ka një sasi prej 40 deri 90.

lekure e yndyrshmeShprehia

Fytyra e njeriut mund të krijojë 5000 shprehi. Njerëzit mund të lexojnë edhe ndryshimet dhe nuancat më të vogla në fytyrë dhe sjellja e tyre është rrjedhojë e këtyre ndryshimeve.

Leximi i fytyrës

Qeniet njerëzore janë të krijuara për të kuptuar hde interpretuar shprehitë e fytyrës me shpejtësinë e dritës, në distance të mëdha dhe me saktësi të madhe. Ju mund të dalloni nëse një shok është i habitur apo i kënaqur që ju sheh në një distancë prej 50 metrash në një fraksion sekonde.

Fuqia e një buzëqeshjeje

Një person mund ta njohë një buzëqeshje prej 100 metrash larg. Buzëqeshja është shprehia e fytyrës më lehtë e dallueshme nga të gjithë ne dhe e njohur në kulturat e ndryshme të të gjithë botës. Buzëqeshja ul stresin, ul tensionin e gjakut dhe na bën të dukemi më të rinj dhe më tërheqës. Buzëqeshja lëshon endorfinën dhe sinjalizon trupin se çdo gjë është mirë.

E vërteta është në fytyrën tuaj

Nuk mund të kontrolloni çdo muskul të fytyrës. E vërteta është gjithnjë atje në një lloj forme. Tentativa për të kontrolluar muskujt e fytyrës suaj rezulton në një përzierje sinjalesh që thjesht do t’i bëjë të tjerët të ndihen të pasigurt për qëllimet tuaja. Edhe gënjeshtarët më të mëdhenj e japin veten herë pas here. Ndryshimi i gjendjes shpirtërore ndryshon edhe shprehitë tuaja të jashtme./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim