Fakte shkencore, si të humbni peshë shpejt

Ka shumë mënyra për të humbur peshë shpejt, por nëse nuk keni vullnet të hekurt, atëherë uria do të bëjë të hiqni dorë nga çdo përpjekje.

fitnes peshaNga studimet shkencore thuhet se duhet t’i zbatoni këto 3 elemente:

  • Reduktoni oreksin në mënyrë të konsiderueshme
  • Përmirësoni metabolizmin
  • Humbni peshë shpejt, pa pasur pasoja urie

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta dhe efektive, mund të hiqni që javën e parë 2-3 kg.

Hani proteina, yndyrna dhe perime: Secila nga ushqimet që konsumoni duhet të përfshijë një burim të proteinave, një burim yndyre dhe drithëra.

Burimet më të mira të proteinave janë:

  • Mishi – pule, derri, qengji, proshutë etj
  • Peshku & ushqim deti – salmoni, tuna, trofta, karkalecat etj
  • Veza, omega 3 etj.
  • Perimet që duhet t’i konsumoni patjetër kur të jeni në dietë janë :
  • Marule, spinaq, lakra jeshile, kastravec, domate etj
  • Erëza – majdanoz, rozmarinë, trumzë, xhenxhefil, selino etj

Mos mënjanoni yndyrnat: Për gatim është mirë që të përdorni vaj ulliri, avokadoje ose kokosi, sepse përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe nuk do të shtoni peshë.

Hani drithëra dhe karbohidrate: oriz kaf, patate, tërshërë etj: Nëse trupi nuk furnizohet me karbohidratet e nevojshme, atëherë priret që të depozitojë yndyrën në trup dhe ky është një ndër shkaqet që  dhjami depozitohet në pjesë të caktuara si bark, kofshë, vithe.

Bëni aktivitet fizik kardio – si vrap, kërcim me litar, not etj.

Pini shumë ujë: Pini ujë gjysmë orë para vaktit që do të konsumoni. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojnë që të hani më pak dhe do të përshpejtojë metabolizmin tuaj.

  • Fillojeni mëngjesin gjithmonë me proteina dhe fibra, sepse do të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe do reduktoni yndyrën sidomos rreth zonës së barkut.
  • Përdorni pjata më të vogla, sepse sasia e ushqimit që do të konsumoni do të jetë dhe më e vogël.
  • Pini kafe. Kafja ndihmon në largimin e urisë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës