Fakte shqetësuese që duhet t’i dini për infeksionet vaginale

Mund të bëhen rezistente ndaj mjekimit
Duke qenë se shumë femra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është i nevojshëm një ekzaminim nga gjinekologu.

Mund të krijohen edhe në gojë
Kjo nuk është një shaka. Infeksionet mykotike mund të zhvillohen në gojë, në mishrat e dhëmbëve e në rastet më të këqija prekin edhe ezofagun. Fatmirësisht këto janë më të thjeshta për t’u kuruar.

Mund të shkaktohen nga jashtëqitja
Organizmat Kandida zhvillohen në rektum, dhe gjatë jashtëqitjes, ato mund të migrojnë drejt vaginës. Nuk ka një mënyrë për ta parandaluar tërësisht këtë, por mund të pakësoni shanset duke konsumuar ushqime që përmbajnë proibiotikë dhe duke mbajtur një higjenë të mirë.

Edhe meshkujt mund të preken
Nëse një mashkull bën seks të pambrojtur me një femër, e cila ka një infeksion mykotik, edhe ai mund të preket. Simptomat janë skuqje, kruajtje dhe puçra në penis.

Mund të jenë një shenjë e diabetit
Sipas Mayo Clinic, femrat të cilat kanë një nivel më të lartë të sheqerit në gjak, kanë më shumë probabilitet që të preken nga infeksionet mykotike.

Adhuruesit e makaronave janë më shumë  në rrezik
Kandida gjendet natyralist në traktin tretës, por nivelet e saj varen edhe nga mënyra e të ushqyerit. Ata që konsumojnë sasi të larta karbohidratesh, i rrisin mundësitë për t’u prekur nga to.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave