Fakte tronditëse për duhanpirsit, vdesin 6 milion njerez çdo vit

Sot miliona njerez ne mbare boten, I thone jo duhanit.
Thuaji JO duhanit !!!
Thuaji PO jetes !!!
(mesazh sensibilizues ne Diten Boterore Pa Duhan)

Duhanipirja vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit në botë, prej të cilëve më shumë se 600.000 janë jo-duhanpirës, të vdekur nga qëndrimi në ambiente me tym duhani (nga duhanpirja pasive). Nëse nuk veprojmë tani, epidemia do të vrasë më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit duke filluar nga viti 2030.

Më shumë se 80 % e këtyre vdekjeve të parandalueshme do të jetë në mesin e njerëzve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme.

Në Shqipëri vdesin afro 3.300 persona nga sëmundjet që shkakton duhani.

Taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanin dhe ajo ka edhe avantazhe të tjera të shtuara, përveçse arritjes së synimit që është ulja e konsumit të duhanit, apo rritja e të ardhurave qeveritare.

Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnë.

Gjithashtu ka një ndikim në pengimin e ish duhanpirësve ta rifillojnë dhe redukton numrin e cigareve te konsumuara.

duhani111

Mesatarisht nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhura të larta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, sepse njerëzit me të ardhura me të ulëta janë më të ndjeshëm nga një rritje në çmim duke penguar të rinjtë për të filluar të pijnë duhan.

Sipas Bankës Botërore masa më efektive në kontrollin e duhanit është rritja e taksës së produkteve të duhanit. Qeveritë kane fuqinë që me anë të akcizave të duhanit të arrijnë qëllimet e tyre siç është kontrolli i kërkesës për produktet e duhanit, përmirësimi i shëndetit publik dhe rritja e të ardhurave tatimore.

Raporti Botëror i Shëndetit në 2010 tregoi se një rritje 50 % e akcizave të duhanit do të gjenerojë fonde shtesë dhe nëse qeveria do t’i orientonte për shëndetin , shpenzimet shëndetësore në këto vende mund të shkojnë deri në 50 % .

Qëllimet:
Qëllimi përfundimtar i Ditës Botërore Pa Duhan është mbrojtja e brezave të sotëm dhe të ardhshëm nga pasojat shkatërruese mbi shëndetin, shoqërinë, mjedisin dhe ekonominë; rrjedhojë e konsumit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

Qëllimet specifike të fushatës 2014 janë :

• Individët dhe organizatat e shoqërisë civile të inkurajojnë qeveritë e tyre për të rritur taksat mbi duhanin, në nivelet që të reduktojnë konsumin e tij.

• Duhani është shkaku kryesor i shumë vdekjeve, që mund të shmanget. Përdorimi i duhanit është shkaku i vetëm i vdekjeve të parandalueshme dhe aktualisht është përgjegjës për 10% të vdekjeve tek të rriturit në mbarë botën.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme