Faktorët e riskut për ALS-në

Trashëgimia:  5-10% e të sëmurëve me ALS e kanë atë të trashëguar. Në familjet me ALS fëmijët kanë 50 me 50 shanset për t’u prekur prej saj.

truri neuronetMosha: ALS  më e shpeshtë shfaqet në mosha 40-60 vjeç.

Gjinia: Përpara moshës 65, lehtësisht më shumë meshkuj se femra zhvillojne ALS. Kjo diferencë në gjini zhduket pas moshës 70 vjeç.

Faktorët ambjentale  nën studim mund të modifikojnë riskun e individit për ALS

Duhani: Pirja e duhanit rrit riskun e personit për ALS të paktën 2 herë në krahasim me personat joduhanpirës. Sa më shumë vite duhanpirje, aq më i lartë risku, ndërsa ndërprerja e duhanit pakëson rriskun për ALS.

Ekspozimi ndaj plumbit: Disa të dhëna sugjerojnë që ekpozimi ndaj plumbit në vendet e punës mund të jetë i lidhur me  shfaqjen e ALS.

Shërbimi ushtarak: Studimet e fundit kanë treguar që njerëzit që kanë shërbyer në ushtri kanë risk më të lartë për ALS. Nuk dihet saktësisht pse shërbimi ushtarak shërben si nxitës për ALS,  por mund të përfshijë ekspozimimin ndaj metaleve të rënda, ndaj kimikateve, dëmtimet traumatike, infeksionet virale.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj