Kryefaqja Lajm kryesor Faktorët e riskut për zhvillimin e osteoporozës

Faktorët e riskut për zhvillimin e osteoporozës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Osteoporoza i bën kockat aq të dobëta dhe delikate sa një rrëzim apo dhe vetëm një përkulje apo kollitje mund të shkaktojë fraktura. Frakturat e shkaktuara nga osteoporoza ndodhin më shpesh në kyçe, shpinë apo legen.

Kockat janë inde të gjalla që thyhen dhe zëvendësohen në mënyrë konstante. Osteoporoza ndodh kur krijimi i kockave të reja nuk arrin të zëvendësojë humbjen e kockave të vjetra.

Osteoporoza prek gra dhe burra të çdo rrace. Por gratë aziatike dhe të bardha, sidomos ato të moshave më të mëdha që kanë kaluar menopauzën, kanë risk më të lartë.

Simptomat:

Zakonisht nuk ka simptoma në fazat më të hershme të osteoporozës. Por kur kockat janë dobësuar, mund të keni shenja dhe simptoma që përfshijnë:

  • Dhimbje shpine, e shkaktuar nga një vertebër e frakturuar apo e shembur
  • Humbje e gjatësisë me kalimin e kohës
  • Qëndrim i përkulur (kërrusur)
  • Kocka që thyhen shumë më lehtë sesa pritet

Faktorët e riskut:

  • Gjinia – femrat kanë më shumë gjasa të preken nga osteoporoza sesa meshkujt.
  • Mosha – me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për t’u prekur nga osteoporoza.
  • Raca – më shumë rrezik për të zhvilluar osteoporozën kanë aziatikët dhe të bardhët.
  • Historia familjare – të pasurit e një prindi apo dikujt tjetër në familje më osteoporozë rrit riskun e prekjes nga osteoporoza.
  • Gjatësia – femrat dhe meshkujt që janë më të shkurtër dhe kanë trup më të vogël kanë më shumë gjasa të preken nga osteoporoza.
  • Nivelet hormonale – osteoporoza është më e shpeshtë në ata njerëz që kanë më shumë ose më pak hormone të caktuara sesa është normale në trupat e tyre. Përshembull reduktimi i niveleve të estrogjenit tek femrat gjatë menopauzës është një nga faktorët më të fuqishëm për zhvillimin e osteoporozës.
  • Faktorët dietikë – osteoporoza ka më shumë gjasa të ndodhë më personat që kanë: konsum të ulët të kalciumit apo çregullime të ushqyerjes.
  • Konsumimi i shpeshtë i alkoolit dhe përdorimi i duhanit – më shumë se dy pije alkoolike në ditë dhe pirja e duhanit rrit mundësinë e zhvillimit të osteoporozës.
  • Jeta sedentare – personat që kalojnë një kohë të gjatë ulur kanë më shumë rrezik për zhvillimin e osteoporozës se sa ata që bëjnë një jetë më aktive.

Burimi: Mayo Clinic

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here